E Shtunë, 31 Tetor 2026

Debat per pastrimin e parave

E enjte 07 Qershor 2012 1224 ARKIV/KUVENDI I SHQIPERISE Pas miratimit te ndryshimeve ne ligjin per pastrimin e parave sipas deputetit socialist Taulant Balla duhet te kete barazi ne zbatimin e tij. Si shembull ai i eshte referuar marredhenieve mes kryeministri Berisha dhe biznesmeneve Fazlic dhe Evsen per te cilet deputeti i majte tha se pastrojne para ne Shqiperi. Ministri i Financave Ridvan Bode u shpreh se ndryshimet ne ligj u imponuan nga prioritetet qe ka vendosur qeveria ne luften antikorrupsion. Ai fajesoi sistemin e drejtesise si pengese ne kete beteje duke vecuar punen e dobet te Prokurorise. Me ndryshimet e fundit ne ligjin per pastrimin e parave zgjerohet rrethi dhe lidhjet familjare apo shoqerore te personave apo zyrtareve qe jane te implikuar ne keto afera.

Komente

Facebook

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›