E Diel, 1 Nëntor 2026

Inagurohet godina e Mitropolise se Fierit, mesha drejtohet nga kryepeshkop Joani dhe Sinodi i Shenjtë

Me një meshë që zgjati për më shumë se tre orë, dhe ku ishin të pranishëm besimtarë të shumtë, organi më i lartë i Kishës Ortodokse Shqiptare, i drejtuar nga Kryepshkop Joani dhe Sinodi i Shenjtë, përkujtoi 10 vjetorin e themelimit të Mitropolise se Fierit. Një dekadë më parë, u vendos që Fieri me kishat e tij dhe numrin e lartë të popullsisë ortodokse të organizohej në Mitropoli si një organ përfaqësues brenda organikës së Kishës Auteqefale Ortodokse të Shqipërisë. Sot pas 10 vitesh, Mitropolia e Fierit inaguron edhe godinën e saj të re, ku zhvillohen aktivitetet zyrtare të saj.

Në prononcimin e tij për mediat Kryepeshkop Joani, pohoi se përvjetorët janë të rëndësishëm sepse janë një mundësi për të medituar mbi paraardhësit tanë duke filluar që nga martirët e parë të kishës e deri më sot, duke theksuar se deri më sot ajo e ka përmbushur misionin e saj.

Ai është ndalur edhe te zhvillimet e fundit të luftës ku është shprehur se në këto momente, e rëndësishme është paqja e brendshme.

“ Ky ishte mesazhi im edhe për Krishtlindje. Nëse do të ketë një paqe reale ajo varet nga paqja e brendshme , sepse po u kushtëzua nga zhvillimet gjeopolitike dhe interesat e momentit, ajo mund të prishet shumë shpejt”, tha kryepeshkopi Joani.

Fieri ka nje numër të lartë kishash dhe manastiresh si dhe një popullsi të madhe me traditë ortodokse duke u renditur i treti në shkallë vendi pas Korçës dhe Beratit.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›