E Shtunë, 31 Tetor 2026

Inagurohet qendra e kontrollit të trafikut në Tiranë

Iangurohet në Tiranë qendra e kontrollit dhe menaxhimit të trafikut.

Në fjalën e tij kryeministri Berisha theksoi se ky projekt e vendos Tiranën në listën e qyteteve më moderne në Europë për sa i përket kontrollit të trafikut.

‘Vetëm pak muaj më parë Tirana bëri një lajm të madh në botë. Ajo u rendit në 20 qytetet më inteligjente të botës, në qytetet të cilat ofronin shërbime më të mira të teknologjisë së lartë qytetarëve të saj. Ky inagurim është një hap i madh i vendosjes së teknologjisë së lartë në shërbim të qytetarëve. Këto 2 vjet në bashkinë e Tiranës kanë ndodhur ndryshime serioze po për mua arritjet e të gjitha arritjet në këtë bashki ka ndodhur në sheshin Skënderbej. Aparaturat e organizatës botërore të shëndetësisë prej shumë vitesh e dëshmonin kryeqytetin si një kryeqytet lartësisht kancerogjen. Ndotja e ajrit në shesh tejkaloi 2 herë, 3 herë, çdo lloj limiti dhe kalonin e rrezikut dhe kërcënimit më maksimal. Kjo nuk është më. Këto aparatura sot tregojnë se qytetarët e kryetetit thithin ajrin e normave njëlloj si në qytetet miqësore ndaj mjedisit the Berisha.

Kryeministri Berisha nuk la pa sulmuar edhe ish-kreun e bashkisë së Tiranës Edi Rama që sipas tij e la kryeqytetin në një prapambetje.

“Të gjitha fondet që jepeshin nga qeveria avullonin. Qeveria i dha kryetarit të bashkisë modelin por ai kishte modelin e tij,  I dha fonde për shkolla që nuk u ndërtuan kurrë dhe nxënësit ngelën në Tiranë si në asnjë qytet tjetër. Kurrë ndonjëherë s`më ka shkuar mendja dhe s`mund të imagjinoja të injoroja domosdoshmërinë jetike në investime në këtë kryeqendër tha Berisha.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›