Zgjedhjet mberrin sot ne Tirane grupi i pare i vezhguesve te OSBEODIHR

Ekipi i parë i vëzhguesve të OSBE/ODIHR mbërrin sot në Tiranë nën drejtimin e amerikanes Conny Mc Cormack. Ai përbëhet nga 15 ekspertë të çështjeve zgjedhore që vijnë nga 14 shtete anëtare të OSBE-së, si dhe 30 vëzhgues afatgjatë që do të shpërndahen në të gjitha rajonet e vendit. Analizimi i listave të zgjedhësve si dhe aplikimi i ligjit për monitorimin e medias gjatë fushatës, janë disa prej detyrave kryesorë të këtij grupi të parë. Të mërkurën, më 15 maj, vëzhguesit e ODIHR do të mbajnë edhe konferencën e tyre të parë për shtyp, ku do të paraqesin edhe gjetjet e tyre paraprake. Në total, ODIHR do të pritet të dërgojë në Shqipëri për zgjedhjet 430 vëzhgues.