E Shtunë, 31 Tetor 2026

Inagurohet rruga që lidh Liqenin e Prespës me Doganën e Goricës

Berisha-perurimKorçë- Kryeministri berisha ka inaguruar sot rrugën e re që lidh Liqenin e Prespës dhe Doganën e Goricës së Madhe, duke e cilësuar atë si një investim tejet të rëndësishme jo vetëm për Korçën, por për Shqipërinë dhe turistët që vizitojnë Prespën si një nga perlat më të bukura të natyrës.

Berisha tha se kjo rrugë ka rëndësi edhe pse lidh Shqipërinë me Maqedoninë. Politika ime është bashkëpunimi me të gjitha fushat me vendin fqinj në interes të vendeve, kombeve dhe rajonit në tërësi,- u shpreh Berisha.

Për shefin e qeverisë, duke kujtuar arritjet në këto tetë vite, tha se qeveria që ai drejton flet me vepra. Ndërsa premtoi se në katër vitet e ardhshme, 165 milionë dollarë do të jenë grantet tona për fermerët shqiptarë.

Ndërsa nuk harroi pa akuzuar edhe kreun e opozitës, për të cilin tha edhe një herë se është bërë shkak për bllokimin e integrimit të vendit dhe të gjithë përfitimeve që do të kishte Shqipëria nga marrja e statusit kandidat.

rruga-ne-liqenasRruga e inaguruar

Po kush është alternativa tjetër. Tregoi se ishte bojkot, bllokim bojkot, bllokim. Momenti kur merrej vendimi për vizat për Shqipërinë u ngritën çadrat para kryeminitrisë në mënyrë që ai vendim të mos merrej. Kërkoi hap kutitë, të gjitha këto mashtrime. Mbahet peng statusi i vendit kandidat me të cilin ju të dashur qytetarë do përfitoni qindra-mijëra turistë më shumë.

Rruga me gjatësi 13.1 km ofron për banorët e zonave përreth të gjitha parametrat e një infrastrukture bashkëkohore dhe të standardeve më të larta, njoftoi zyra e shtypit e qeverisë.

Ky segment fillon në Zemblak, në kryqëzimin e rrugës së re Korçë- Bilisht me Zemblakun, kalon përmes fushës së Korçës për rreth 3 km, pastaj ngjitet në Qafen e Zvezdes dhe vazhdon përgjatë fushës së Korijeve, përgjatë Malit të Zvezdës deri në kryqezimin e fshatit Liqenas me rrugen e Doganës së Gorricës.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›