Inaki Williams për rekord, gjashtë vite pa humbur asnjë ndeshje

Integriteti fizik, besimi i trajnerëve, shumë aftësi dhe pak fat që nuk dëmton kurrë në rekordin e nënshkruar dje nga Inaki Ëilliams. Sulmuesi spanjoll i Athletic Bilbao me origjinë ganeze, kundër Celta Vigos ka grumbulluar ndeshjen e 227 radhazi të luajtur në La Liga, në praktikë gjashtë vite radhazi pa një dëmtim, skualifikim apo përjashtim për zgjedhje teknike. Tetorin e kaluar Williams mposhti rekordin e mëparshëm prej 203 ndeshjesh radhazi të luajtura në ligën spanjolle që i përkiste Juanan Larranaga, mbrojtësi i Real Sociedad në vitet ’80 dhe ’90.
Seria e pabesueshme e sulmuesit, nën kontratë me Bilbaon deri në vitin 2028 me një klauzolë lirimi prej 150 milionë eurosh, filloi më 17 prill 2016 në fitoren 1-0 kundër Malaga-s: që atëherë e në vazhdim, 226 ndeshje të tjera radhazi, edhe pse ka shënuar “vetëm” 44 gola (shtatë këtë sezon). Inaki Williams iu bashkua Bilbaos në dhjetor 2014, duke bërë gjithsej 333 paraqitje deri më tani me 74 gola dhe 44 asistime.