E Enjte, 5 Nëntor 2026

Zelensky: Nuk do të heqim dorë nga territori në lindje për t’i dhënë fund luftës me Rusinë

Presidenti ukrainas  Volodymyr Zelensky tha se Ukraina nuk është e gatshme të heqë dorë nga territori në pjesën lindore të vendit për t’i dhënë fund luftës me Rusinë, raporton CNN.

Ai theksoi se “ushtria e Ukrainës është e përgatitur të luftojë ushtrinë e Moskës në rajonin e Donbasit në një betejë që ai thotë se mund të ndikojë në rrjedhën e gjithë luftës” tha Zelensky.

Në një intervistë ekskluzive nga zyra e presidentit në Kiev Zelensky tha se vendi i tij nuk ka asnjë garanci se Rusia nuk do të përpiqet përsëri të pushtojë Kievin nëse është në gjendje të pushtojë Donbasin.

“Kjo është arsyeja pse është shumë e rëndësishme për ne që të mos i lejojmë ata, të qëndrojnë në këmbë, sepse kjo betejë mund të ndikojë në rrjedhën e të gjithë luftës. Sepse nuk i besoj ushtrisë ruse dhe udhëheqjes ruse. Kjo është arsyeja pse ne e kuptojmë se fakti që ne i luftuam ata dhe ata u larguan, dhe ata po iknin nga Kievi nga veriu, nga Chernihiv dhe nga ai drejtim nuk do të thotë nëse ata janë në gjendje të kapin Donbas, ata nuk do të shkojnë më tej drejt Kievit”, tha Zelensky.

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›