E Diel, 1 Nëntor 2026

Inaugurohet godina e restauruar e KMSH

Restaurimi i godinës së KMSH-së financuar nga TIKA, organizatë shtetërore e Republikës së Turqisë, ka kaluar vlerën e mbi 200.000 eurove.

Kryetari i KMSH-së Haxhi Selim Muça ka falënderuar qeverinë dhe popullin vëlla turk për mbështetjen që i ka dhënë popullit shqiptar në përgjithësi dhe Komunitetit Mysliman në veçanti, siç është edhe rasti i fundit, restaurimi i godinës qendrore të KMSH-së.

Më pas ka përshëndetur edhe Drejtori i përgjithshëm i TIKA-s në Ankara z. Musa Kulaklikaya. Më pas ka përshëndetur Ministri i Kulturës z. Ferdinand Xhaferaj, i cili ka shprehur kënaqësinë që merr pjesë në këtë ditë të veçantë për myslimanët në Shqipëri. Më pas H. Selim Muça, z. Ferdinand Xhaferaj, si dhe z. Musa Kulaklikaya kanë prerë shiritin e inaugurimit të restaurimit.

Në delegacionin e ardhur nga Turqia pjesemerrnin deputetë të Parlamentit Turk, zyrtarë të lartë, akademikë nga Universiteti i Bursas, etj. Nga Shqipëria të pranishëm kanë qenë Kryegjyshi Botëror i Bektashinjve Haxhi Dede Reshat Bardhi, kryetari i Komitetit Shtetëror për Kultet z. Rasim Hasanaj, z. Nexhat Gjuzi, Drejtori i TIKA-s për Shqipërinë Dr. Ali Özgün Öztürk, përfaqësues nga ambasada e Republikës së Turqisë në Tiranë, media turke dhe shqiptare, etj.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›