E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bashkia e Tiranës padi penale ndaj prefektit Kruja

Konflikti midis tyre ka lindur për shkak të pengimit të auditivit nga ana e Bashkisë ndaj prefekturës.

Njëra palë pretendon se është i pa ligjshëm ky auditim ose kontroll se si janë shpenzuar fondet publike dhe pala tjetër shprehet se kërkesa është e ligjshme, duke e argumentuar këtë edhe me kontrollin që prefektura ka bërë ndaj organeve të tjera vendore.

“Duke qenë se, ndodheshim para një kërkese tërësisht të pambështetur në ligj (për shkaqe të cilat po i rendisim më poshtë), Bashkia e Tiranës nuk pranoi të plotësojë këtë kërkesë absurde, të Prefektit të Qarkut Tiranë, pasi: Auditimi për fondin e veçantë i kërkuar nga Prefekti i Qarkut Tiranë është në kapërcim të kompetencave që burojnë nga kuadri ligjor”, thuhet në deklaratën e Bashkisë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›