Inaugurohet përfundimi i restaurimit të kishës në Bogoshec

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, z.Memli Krasniqi sot (e premte) bashkë me Ambasadoren e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Prishtinë, zonjën Tracey Ann Jacobson, inaugurojnë përfundimin e restaurimit të Kishës Shën Nikolla në fshatin Bogoshec të Prizrenit.
Ky është objekti i parë në të cilin përfundon restaurimi, në kuadër të fondit 1.5 milionë dollarë që MKRS e kishte përfituar vitin e kaluar nga Ambasada Amerikane.
Renovimi është kryer nga OJQ-ja “International Relief Development” me financim nga Fondi i Ambasadorit për Ruajtjen e Trashëgimisë Kulturore i Departamentit të Shtetit të SHBA-ve.
Në këtë ngjarje e ftuar është edhe Presidentja e Republikës së Kosovës, zonja Atifete Jahjaga.
Ceremonia e inaugurimit fillon në ora 12:00.