E Shtunë, 31 Tetor 2026

Inaugurohet rikonstruksioni i Shtepise se Femijes

Në 9-vjetorin e Lumturimit të Nënë Terezës drejtuesit e Qeverisë inauguruan rikonstruktimin e Shtëpisë së Femijeve Zyber Hallulli.

Kryeministri Sali Berisha, tha se ne kete godine eshte bere nje ndryshim ne thelbesor ne infrastrukture  duke e pershtatur ate me formatin e nje shtepie per çdo fëmije.

Ne kete godine jetojne 28 femije te cilet do te mund te jetojne te ndare ne grupe te vogla, ndersa do te ndajne ambiente te perbashketa, si guzhinen, dhomen apo tualetin. Kreu i Qeverise tha se edhe qeveria do te punojne edhe per rehabiltimin e qendrave te tjera ne Sarande, Berat, por edhe ne Tirane.

Por ne kete dite, shoqeria civile ka kerkuar menjehere rishikimin e ligjit, ku femijet jetime mund te qendrojne ne institucionet rezidenciale deri ne moshen 15 vjec.
 
Spiro Ksera ka akuzuar shoqatat per mungese bashkepunimi me Ministrine e Punes dhe ka thene se ato orientohen politikisht, ne nje kohe qe eshte vete Ministria e Punes qe ligjerisht duhet te ushtroje kontroll te plote ne secilen prej tyre.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›