E Diel, 1 Nëntor 2026

Klosi Miratuam ne parim strategjine elektorale

Sekretari Organizativ në Partinë Socialiste Blendi Klosi deklaroi se në mbledhjen e sotme te Asamblesë së Partisë Socialiste u miratua në parim strategjia elektorale.

Klosi tha për mediat se kjo strategji do t'i prezantohet elektoratit, bashkë me arsyet se përse duhet votuar Partia Socialiste, po ashtu duke vënë theksin edhe te puna e madhe që e pret këtë forcë politike në të ardhmen.

Platforma është e ndërtuar në gjashtë pika, mes të cilave është ekonomia, arsimi e shëndetësia.
Në këtë asamble eshte diskutuar edhe vizioni qeverisës që do të ketë vendi krahasuar me modelin aktual qeverisës.

Grupi i punës për ish të përndjekurit politikë në këtë forcë politike ka paraqitur një raport në mbështetje të kësaj shtrese, i cili pritet të miratohet në fund të mbledhjes

Synimi i këtij raporti është respektimi i të drejtave të ish-të përndjekurve si dhe dëmshpërblimi i tyre me mënyra të ndryshme, si me anë të mundësive të strehimit, lidhjes së pensioneve apo ofrim it të shërbimeve shëndetësore falas.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›