E Shtunë, 31 Tetor 2026

Inaugurohet tubacioni i ri gazit natyror per Europen

Udheheqesit e Rusise dhe Gjermanise inauguruan sot hapjen e nje tubacioni te gazit natyror me vleren e 102 miliarde dollareve. Ne ceremoni e cila u zhvillua ne qytetin gjerman Lubmin moren pjese kancelarja gjermane Angela Merkel dhe presidenti rus Dmitri Medvedev.

Tubacioni i ri i gazit eshte 1 mije e 200 kilometra i gjate dhe ai shtrihet nga qyteti rus i Shen Peterburgut vazhdon nen Detin Balltik dhe perfundon ne Gjermana. Tubacioni do te trasportoje 55 miliarde metra kubike gazi natyror ne vit ne vendet e BE-se ne 50 vjetet e ardhshem.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›