E Shtunë, 31 Tetor 2026

E ardhmja politike e Berluskonit perseri ne pikepyetje

E ardhmja politike e kryeministrit italian Silvio Berluskoni eshte vene perseri ne pikepyetje ndersa jane shtuar thirrjet e opozites per doreheqjen e tij. Presidenti italian Xhorxho Napolitano foli per mundesine e doreheqjes se kryeministrit disa ore pasi ai arriti ne parlament nje fitore te rendesishme ne nje votim per buxhetin qe ishte konsideruar si nje votebesim per udheheqjen e tij politike.

Por ndersa 308 ligjvenes votuan ne favor te ligjit per buxhetin 321 te tjere abstenuan. Askush nuk votoi kundra. Kjo do te thote qe zoti Berluskoni nuk arriti te siguroje 316 votat e nevojshme per te patur mbeshtetjen e shumices se Parlamentit per reformat e tij ekonomike.

Votimi shihej si nje prove besimi per udheheqjen e tij politike. Pasi me teper se gjysma e parlamentit refuzoi te votonte opozita kerkoi menjehere doreheqjen e kryeministrit Berluskoni.

Kriza e borxhit qe ka perfshire Eurozonen ka ushtruar presion mbi zotin Berluskoni per te ndermarre hapa te shpejte drejt reformave te veshtira per te mbrojtur ekonomine italiane.

Italia eshte ekonomia e trete me e madhe ne Eurozone dhe e shtata me e madhja ne bote por ajo perballet me nje krize te mundshme ekonomike te shkaktuar nga nje borxh publik gjithnje ne rritje.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›