E Enjte, 5 Nëntor 2026

Inceneratori i Fierit, LSI kallëzon në SPAK kallëzimin e tretë për aferë korruptive

Lëvizja Socialiste për Integrim, dorëzoi në Prokurorinë e Posaçme, SPAK, padi  për ish ministrin e mjedisit, Lefter Koka, ish-sekretarin e përgjithshëm Alqi Bllako dhe kryetarin aktual të bashkisë së Fierit Armando Subashi më lidhje me ineneratorin e Fierit.  Në njoftimin e shpërndarë për gazetarët bëhet me dije se kallëzimi u dorëzua nga kryetarja e LSI Monika Kryemadhi dhe shoqërohet nga dosja voluminoze e dokumenteve shtetërore. Aty thuhet se ish Ministri i Mjedist Lefter Koka, ish sekretari i përgjithshëm i ministrsë së Mjedisit  Alqi Bllako dhe kryebashkiaku i Fierit,Armando Subashi kanë kryer dy vepra penale,atë të ‘’Shkeljes së barazisë në  tendera’’ dhe ‘’Shpërdorimin e detyrës’’.  Kallëzimi  i  sotëm, është i treti nga kjo forcë politike pas padisë për inceneratorin e Tiranës dhe Elbasanit. 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›