E Enjte, 5 Nëntor 2026

Vetingu në politikë, Basha: Pastrimi nga krimi e korrupsioni është interesi i të gjithë shqiptarëve!

Kreu i PD, Lulzim Basha thekson se është në interes të të gjithë shqiptarëve që llumi i tranzicionit të pastrohet. “Është interes i të gjithë shqiptarëve, i socialistëve dhe demokratëve të thjeshtë që politika të pastrohet nga llumi i tranzicionit, nga njerëz që këto 30 vjet pavarësisht siglës politike që kanë mbajtur, nganjëherë e kanë ndërruar, nganjëherë kanë dalë me sigla të reja kanë përdorur politikën për t’u pasuruar dhe kanë futur në politikë llumin e shoqërisë, krimin e organizuar. Kanë shkatërruar konkurrencën në treg duke fuqizuar një grusht njerëzish, vetëm e vetëm se ndajnë me ta favore në kurriz të qindra mijërave sipërmarrësve të ndershëm,” deklaroi Zoti Basha teksa ka shpërndarë në Twitter një mesazh shkëputur nga fjala e tij një ditë më parë në konferencën për mediat.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›