E Shtunë, 31 Tetor 2026

Incident ajror në SHBA, 21 të plagosur

Një avion i United Airlines u trondit nga turbulenca të forta e u detyrua të kryente ulje emergjence në aeroportin ndërkombëtar të Denverit në Kolorado. Tronditjet ishin kaq të forta sa shkaktuan plagë në kokë, qafë apo kurriz për 21 persona në bord. Fluturimi 967 ishte nisur nga aeroporti ndërkombëtar Dulles në të dalë të Uashingtonit drejt Los Anxheles.

Burimet spitalore thonë se ishin rreth 30 të plagosur, nga 266 passengjerët në bord, por 9 prej tyre kishin plagë të lehta e gërvishtje . Sipas administratës federale të aviacionit motori i avionit Boing 777 ishte përballur me turbulencat ndërsa fluturonte mbi Kansas.

Delina Bitraku

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›