E Diel, 1 Nëntor 2026

Buxheti, paratë e partive nuk preken. Transportet, 9 milionë lekë më parë

Furtuna e shkarkimeve buxhetore ka kursyer vetëm mbështetjen me para publike të partive politike. Të gjithë institucionet e tjera shtetërore tashmë pas miratimit të shkurtimeve të buxhetit e shohin veten me më pak para në dispozicion. Sipas tabelave që shoqërojnë shkurtimet buxhetore pothuaj të gjithë institucionet do të marrin më pak financime nga se ishte planifikuar në fillim të vitit.

Prej totalit të shkurtimeve të shpenzimeve 39 miliardë lekë pjesa më e madhe u hiqet ministrive si përdorueset më të mëdha të parave publike. Janë këto që kanë marrë edhe goditjen më të rëndë financiare cka do të thotë se eficensa e punës së tyre pritet të bjerë edhe më tej.

Kështu bujqësia do të ketë 2 miliard lekë shkurtime. Edhe pse planifikohen të shkojnë rreth 4 miliard lekë më shumë tek rrugët edhe ministria e Transportit ka në tërësi një buxhet shumë më të ulët se në fillim të vitit. Shkurtimet për këtë dikaster janë 9 miliard lekë.

Shkurtime ka edhe në drejtimet prioritare të politikave. Kështu Arsimi pritet të marrë 5 miliard lekë më pak ndërsa shëndetësia 4 miliard lekë më pak. Mbrojtja programohet të ketë një shkurtim me 6 miliard lekë. Por shkurtimet nuk kanë kursyer as institucionet e larta të shtetit. Kështu Presidenca ka tani në dispozicion 25 milion lekë më pak, Kuvendi 68 milion lekë më pak, shërbimi informativ 45 milion lekë më pak etj.

Pjese e shkurtimeve janë edhe prokuroria, gjykata kushtetuese, avokati i popullit dhe gjithë institucionet e tjera. Një pjesë e madhe e këtyre shkurtimeve cënon investimet publike dhe sic dihet tashmë nuk do të ketë asnjë nisje të veprave të reja deri në fund të këtij viti. Sipas programit të ri buxhetor vetëm zëri i investimeve publike në gjashtëmujorin e dytë të 2010 do të shkurtohet me rreth 16 miliard lekë.

Adi Darsi

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›