Incident diplomatik ne Moske

Mediat e quajtën një incident diplomatik, shkëmbimin e batutave mes David Cameron dhe Dmitry Peskov, zëdhënësit të presidentit rus në samitin e G20.
Ky i fundit e quajti Britaninë e Madhe “vetëm një ishull të vogël, që askush nuk ia vë veshin”. Sipas Peskov, “u shërben vetëm oligarkëve rusë për të blerë Chelsea-n, ekipin e futbollit”. Cameron bën një përgjigje, ndoshta jo shumë diplomatike, dhe thotë - siç shkruan “Daily Mail” - se “Britania e Madhe mund të jetë një ishull i vogël, por shpëtoi Europën nga fashizmi, hoqi skllavërinë dhe shpiku gjithçka, që ishte për t’u shpikur”. Cameron, në përgjigjen e tij, përmendi artin, sportin, letërsinë, filozofinë, muzikën, diplomacinë, ekonominë dhe artin ushtarak. Ai bëri shaka me përcaktimin “një ishull”, që nuk mund të linte të përjashtuar banorët e arkipelagëve të veriut. Kremlini rrëzoi zyrtarisht akuzën, por kjo nuk e ndaloi kryeministrin britanik të thoshte: “Sfidoj këdo, që gjen një vend me histori kaq krenare, zemër të madhe, dhe që ka aftësinë për t’u ringritur”. / Top Channel