E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ministri iranian uron hebrenjte per vitin e ri

Ministri i Jashtëm iranian, Mohammad Javad Zarif uroi nëpërmjet profilit të tij zyrtar në Tëitter gjithë hebrenjtë për vitin e tyre të ri.

Zarif tha për agjencinë e lajmeve “Tasnim” se u kishte dërguar një urim të gjithë hebrenjve për festën “Rosh Hashana”, që njihet si viti i ri i hebrenjve. Më tej, ministri në përgjigje të postimeve është distancuar nga deklaratat anti-Holokaust të ish-presidentit Mahmud Ahmedinexhad. Mediat flasin se një urim për vitin e ri hebre ka dërguar edhe presidenti i ri iranian, Hasan Rouhani. Në Iran jeton një komunitet prej 25-80 mijë hebrenjsh dhe korespondentët thonë se dërgimi i një mesazhi nga ana e zyrtarëve iranianë nuk duhet parë me habi. / Top Channel

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›