Incident elektoral ne Peqin perleshje mes simpatizanteve

Nje incident elektoral ka ndodhur ne Peqin. Simpatizante te Partise Socialiste jane perleshur me simpatizante te Partise Demokratike. Ne kete konflikt sipas policise se Elbasanit jane perfshire pese persona. Ngjarja ka ndodhur ne fshatin Bishqem te komunes Pajove te Peqinit.
Te demtuar kane mbetur simpatizantet e PS-se Sabjan Xhani 37 vjec Dorjan Palku 27 vjec dhe Qazim Plaku 52 vjec te cilet jane derguar ne spital. Ndersa nuk ka raportim per demtime ndaj tyre personave te tjere te perfshire ne kete ngjarje.
Te demtuarit jane shprehur se ndaj tyre eshte ushtruar dhune nga disa simpatizante te PD-se dhe kryetarit te komunes Pajove Albert Kreci.
Policia e Elbasanit ne komunikaten e saj sqaron se ka qene konflikt ku jane perfshire 5 persona dhe ka ndodhur per motive te dobeta. Ky pervec tre te dhunuarve jane perfshire edhe Xh.Mece dhe B.Baha. Konflikti ka ndodhur ne fshatin Bishqem.