Aleanca Kuqezi flamur te cdo familje deshmori
Me rastin e 5 Majit, ditës së dëshmorëve Aleanca Kuqezi i dhuron
flamurin shqiptar cdo familje dëshmori, duke nderuar dhe përkujtuar në
mënyrë të vecantë të rënët në luftë për lirinë e atdheut.
"Dëshmorët dhanë jetën për flamurin kuqezi. Ideali i dëshmorëve ishte kombi dhe jo partitë", thanë përfaqësuesit e Aleancës.
Me këtë rast dhjetëra familje dëshmorësh firmosën peticionin kundër regjistrimit të popullsisë mbi baza etnie.