E Shtunë, 31 Tetor 2026

Incident ne SHBA tre te vdekur ne supermarket

Një tjetër incident me armë është shënuar në Shtetet e Bashkuara. Episodi më i fundit i dhunës që trondit vendin, ndodhi në një supermarket të New Jersey-t.

Tre jane viktimat, mes te cileve edhe vete agresori. Ngjarja ndodhi oret e pare te dites ne Old Bridge, zone periferike rreth 40 kilometra nga Neë York-u. Supermarketi ishte i mbyllur ne ato momente, por brenda ndodheshin disa punetore qe po rregullonin mallin.

Vrasesi, qe besohet te jete nje punonjes i pakenaqur, hapi zjarr mbi dy prej kolegeve e pastaj e ktheu armen nga vetja. Incidenti eshte i fundit i nje vale episodesh te ngjashme ne Shtetet e Bashkuara, perfshire vrasjen perpara Empire State Building, ate ne tempullin Sikh te Wisconsinit, ku vdiqen 6 vete dhe vrasjen 12 personave gjate premieres se Batmanit, ne Kolorado.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›