E Diel, 1 Nëntor 2026

Termet ne Filipine alarm tsunami ne rajon

Lëkundje tërmeti me magnitudë 7.6 të shkallës Rihter u regjistruan në Oqeanin Paqësor duke detyruar shumë vende të Azisë Lindore e Jug-lindore të shpallin alarmin për tsunami.

Sipas institutit sizmiologjik amerikan, USGS, epiqendra e tërmetit u regjistrua 139 kilometra në lindje të Sulangan në Filipine në një thellësi prej 33 kilometrash.

Alarmi i tsunamit u dha nga Qendra e Vëzhgimit të Tsunameve në Paqësor që e vlerëson situatën tejet të rrezikshme duke prezantuar edhe një hartë të gjërë të vendeve që rrezikohen nga dallgët gjigante.

“Tërmete me forcë të tillë mund të gjenerojnë tsuname shkatërruese brenda pak minutash në zonat përreth. Tsunamet rrezikojnë edhe zonat më të largëta që mund të preken brenda pak orësh”, thuhet në një deklaratë të Qendrës së Vëzhgimeve të Tsunameve në Paqësor.

Menjërë pas kësaj deklarate, autoritetet në Japoni, Filipine, Tajvan, Guam dhe Guinenë e Re u vendosën në gatishmëri. Në Filipine autoritetet urdhëruan zhvendosjen e banorëve nga zonat bregdetare nga frika e gjenerimit të një tsunami.

Ndërkohë, një deputet vendas i cituar nga agjencia e lajmeve “Reuters” ka bërë të ditur se lëkundjet e vazhdueshme sizmike kanë shkatërruar rrugë dhe ura dhe njerëzit janë detyruar të largohen për në zona të larta të vendit.

Sipas të njëjtit burim, autoritetet kanë udhëruar evakuimin e gjashtë provincave bregdetare dhe i kanë bërë thirrje popullsisë që të spostohet në lartësirat e vendit.

Zona është e njohur për aktivitetin sizmik të lartë. Pikërisht, në tabanin Detit të Filipineve shtrihet ajo që sizmiologët dhe gjeologët e quajnë Pllaka e Paqësorit, lëvizjet e së cilës jo rrallë shkaktojnë tërmete të forta si ai i 17 gushtit të 1976-ës me magnitudë 7.9 të shkallës Rihter që shkaktoi rreth 8 mijë viktima në Filipine dhe vendet përreth.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›