Incident në Vlorë, qëllohet me armë dhe digjet makina tjetër e sekretarit të PS-së
Vihet sërish në qëndër të sulmeve sekretari i Partisë Socialiste në Vlorë, Kreshnik Tepelena.
Mbrëmjen e sotme, Tepelena është sulmuar për të dytën herë brenda një ditë, ku pasi i është shpërthyer me tritol mëngjesin e sotëm një makinë e tipit BMW X5, në mbrëmje është qëlluar me armë edhe makina tjetër.
Ngjarja është regjistruar në fshatin Llakatund në Selenicë të Vlorës, ku makina e tipit Land Rover është qëlluar me armë zjarri dhe sipas të dhënave që vetë sekretari i PS në Vlorë, Tepelena, pas qëllimit me armë, makina është djegur.
Ndërkohë Kreshnik Tepelena ndodhet në komisariatin e Vlorës për të denoncuar ngjarjen.