E Shtunë, 31 Tetor 2026

Proçesi i dorëzimit të kutive, policia: Janë dorëzuar 4895 kuti, në shoqërim 613

4895 kuti votimi kanë mbërritur në qëndrat e numërimit, ndërsa 613 kuti votimi janë në proçes shoqërimi. Në një deklaratë për mediat policia e shtetit bëri me dije se aktualisht i gjithë proçesi i transportimit të kutive të votimit drejt KZAZ po vijon normalisht.

“Procesi aktualisht po ecën pa asnjë incident. 4895 kuti votimi janë shoqëruar dhe kanë mbërritur në destinacion. 613 kuti votimi janë në proçes shoqërimi. Janë marrë masat për ruajtjen e qëndrave të numërimit, në total 89. Policia e shtetit përgjatë gjithë ditës është angazhuar maksimalisht, situata në të gjithë vendin paraqitet e qetë” deklaroi zëdhënsi i policisë së shtetit.

Po kështu policia deklaroi se janë marrë të gjitha masat nga strukturat policore për ruajtjen e qëndrave të numërimit.

Korçë, nis numërimi i votave

 Qarku i Korces ka celur dhe siparin e numërimit të votave, ku  rreth orës 23:30 te së dielës ka perfunduar procesi i shoqerimit dhe dorezimit per ne Vendet e Numerimit te Votave te 447 qendrave te votimit prej te cilave te gjitha  qendrat e kane perfunduar dorezimin me procesverbal te kutive dhe ka nisur procesi i numërimit të votave në KZAZ-në numër 70 , ndërkohë që pritet pas 1 ore të fillojë numërimi edhe në një KZAZ tjetër . Numerimi ka nisur dhe ne Pogradec.

Numërimi ka nisur dhe në Berat, përkatësisht në Urën Vajgurore, në Kuçovë, Skrapar dhe komunën Lapardha.

Në Tepelenë po ashtu ka nisur numërimi i votave pas mbërritjes së kutive.

Në qarkun e Dibrës, pas pak fillon numërimi në KZAZ e Peshkopisë.

Në komunën Shoshë në Shkodër kanë mbërritur të gjitha kutitë,por  për shkak se nuk ka numërues nuk ka filluar numërimi.

Numërimi nuk ka filluar ende as në KZAZ nr. 4, 5 dhe 6 në Shkodër.

Në Lezhë, ka nisur procesi i numërimit të votave në  KZAZ 12 dhe 13, procesi i numërimit ka nisur edhe në Mirditë në KZAZ 14.

 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›