E Shtunë, 31 Tetor 2026

Incident në kufirin mes Sirisë dhe Libanit

Nga Express më 15 maj 2011 në ora 20:30

Trupat siriane kanë hapur zjarr në një zonë kufitare në Libanin fqinj dhe vranë aty një grua. Pesë vetë, midis tyre një ushtar morën plagë, siç u konfirmua në kryeqytetin Bejrut.

Në rajonin kundër të cilit u hap zjarr, në afërsi të lokalitetit Bakija, qëndrojnë kryesisht refugjatë sirianë, të cilët janë arratisur për shkak të dhunës së forcave të rendit në vendin e tyre.

Edhe gruaja që u vra, sipas të dhënave ishte siriane.

Që prej fundit të prillit, më shumë se 5000 vetë janë arratisur nga qyteti i rrethuar nga forcat siriane të rendit Tel Kalah, për në Liban.

Ky qytet konsiderohet si bastion i opozitës kundër presidentit Bashar Assad.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›