Incident në njësinë numër 6 në Kombinat
Nje incident ka ndodhur ne njësinë numër 6 në KZAZ 30 në Kombinat. ky incident ka marrë shkak pasi nje komisioner i Partisë Socialiste nuk ka pranuar te ulet në tryezen e numërimit të votave.
Mesohet se ne këtë njesi, ka qene i pranishem edhe deputeti i PS Sajmir Tahiri. Nderkohë numerimi i votave ne këtë njesi ka përfunduar, dhe sipas informacioneve deri në këto moment,në kete njesi, eshte në avantazh me një numer te konsiderueshem votash kandidati i PD Lulzim Basha. Numërimi ne ketë njesi bashkiake, do te rifillojë serish nesër rreth orës 10.