Ligori: Pushteti, presion ndaj numëruesve tanë

Deputetja socialiste, Shegushe Ligore, e ndodhur në KZAZ-në numër 52 në njësinë 8 në Tiranë, denoncoi sipas saj, presionin e madh që po ushtron pushteti ndaj numëruesve të Partisë Socialiste në këtë KZAZ.
Zonja Ligori kritikoi edhe vendimmarrjen e KQZ-së për shkarkimin e njërit prej përfaqësuesve socialistë në këtë KZAZ dhe deklaroi se numëruesit e PS-së po zbatojnë ligjin në detyrën e tyre.
Deputetja socialiste sqaroi se i gjithë problemi ka nisur kur një kuti votimi është cilësuar si e parregullt nga ana e përfaqësuesve të PS-së të cilët kanë kërkuar marrjen e një vendimi prej KZAZ-së për numërimin ose jo të kësaj kutie. Kutia, tha Ligori, kishte kundërshtime me kodin e sigurisë.