E Hënë, 2 Nëntor 2026

Incidentet pas luftës Izrael-Hamas, Australia nxjerr ligjin e ri ndaj rritjes së urrejtjes dhe racizmit

Qeveria e Australisë ka prezantuar legjislacionin e ri për krimet e urrejtjes ku dënimi do të shkojë deri me burg për rastet e racizmit, gjinisë, origjinën etnike, besimin fetar apo orientimin seksual të një personi.

Projektligji vjen pasi qeveria australiane i është përgjigjur rritjes së incidenteve të urrejtjes pas luftës Izrael-Hamas dhe pason ligjet e miratuara vitin e kaluar ku u ndaluan përshëndetjet naziste dhe shfaqjet publike të simboleve të grupeve terroriste.

“Asnjë australian, nuk duhet të jetë në shënjestër për shkak të asaj se kush janë apo çfarë besojnë. Ne jetojmë me krenari në një komunitet të gjallë, multikulturor dhe të larmishëm, të cilin duhet ta mbrojmë dhe forcojmë”, tha në një deklaratë Prokurori i Përgjithshëm Mark Dreyfus.

Projektligji propozon dënime me burg deri në pesë vjet për këdo që kërcënon të përdorë forcë ose dhunë kundër një grupi ose personi dhe nëse një person ka frikë se kërcënimi do të realizohej.

Shkelësit e ligjit mund të dënohen me shtatë vjet burg nëse kërcënimet paraqesin rrezik për qeverinë.

Nga ana e saj, qeveria laburiste thotë se do të prezantojë gjithashtu një legjislacion të veçantë për të trajtuar “doxxing”, rrjedhjen dhe publikimin e të dhënave personale të kujtdo në internet, duke kërcënuar shkelësit me burgim deri në gjashtë vjet.

Kryeministri Anthony Albanese premtoi në shkurt të merrte masa ndaj rasteve ku emrat, llogaritë e mediave sociale dhe detaje të tjera personale të qindra australianëve hebrenj u publikuan në internet nga grupet anti-izraelite.

Projektligji anti-doksing do të përfshijë një dispozitë, ku viktimat do të kryejnë padi për cenimin e privatësisë edhe pse do të bëhen përjashtime në rastin e gazetarëve dhe agjencive të inteligjencës.

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›