E Diel, 1 Nëntor 2026

Incidenti, Klubi i Tiranës kërkon falje“Jemi të shokuar për atë që ndodhi, - tha drejtori teknik i Tiranes, Alban Tafaj.- Kola është penduar për veprimin e tij. E shohim të arsyeshme t’i kërkojmë ndjesë Ballës dhe komunitetit të gazetarëv

Klubi i Tiranës kërkoi falje publike në lidhje me incidentin e trajnerit Agustin Kola, (pasoi boshnjako-kroatin Blaz Slishkovic),  i cili në nerva e sipër goditi gazetarin e njohur të së përditshmes sportive “Panorama Sport”, Adriatik Balla. Ngjarja ndodhi ditën e shtunën e kaluar, në orën 16:00.

Kërkesa e ndjesës u bë nga drejtori teknik i bardhebluve, Alban Tafaj, gjartë një interviste të tij për televizionin informativ “Ora News”. “Jemi të shokuar për atë që ndodhi, - tha Tafaj.- Kola është penduar për veprimin e tij. E shohim të arsyeshme t’i kërkojmë ndjesë Ballës dhe komunitetit të gazetarëve sportivë”.

Balla ishte duke intervistuar mbrojtësin Andi Lila, ndërkohë që Kola urdhëroi ndërprerjen e intervistës dhe pasi ka replikuar me gazetarin, që nuk ka pranuar të largohej nga kompleksi sportiv i Tiranës, e ka qëlluar atë me grusht. Balla bëri denoncimin në komisariatin nr. 5 të kryeqytetit.

Kjo është hera e dytë brenda këtij sezoni, që një trajner i Tiranës kërcon gazetarët. I pari ishte ish-trajneri Blaz Slishkoviç, i cili kërcënoi një gazetar sportiv të “Sport Ekspresit”, teksa ky i fundit po bënte foto nga stërvitja. “Do të pres kokën, po i publikove fotot” , e kërcënoi Baka, dy ditë para largimit të tij nga stoli bardheblu.

E Marte, 13 Janar 2009  

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›