Viktor Gjyla, pranë ElbasanitMesfushori i Partizanit ka luajtur edhe për Egnatian e Lushnjën

Mesfushori i Partizanit, Viktor Gjyla (26 vjec, 3 sezone me të kuqtë, 77 ndeshje, 7 gola), sipas “Sportit Shqiptar” ka nënshkruar për Elbasanin. Gjyla, i cili ka luajtur edhe për Egnatian e Lushnjën, në një prononcim për “Panorama Sport” deklaroi se do të vendosë përfundimisht në lidhje me lëvizjen pas bisedës me presidentin e Partizanit, Albert Xhani.
E Marte, 13 Janar 2009