E Diel, 1 Nëntor 2026

Incidenti i Korfuzit apo incidenti i Sarandës?Nga Auron TareAnijet që u qëlluan me urdhrin e oficerit shqiptar ishin HMS Orion dhe HMS Superb, dy anije të Flotës britanike të Mesdheut, të cilat pas këtij incidenti iu drejtuan Portit të Korfuzit. Në

Nëse dëshironi të lexoni edicionin online të gazetës në PDF klikoni këtu.

Incidenti i Korfuzit apo incidenti i Sarandës?Nga Auron Tare

Anijet që u qëlluan me urdhrin e oficerit shqiptar ishin HMS Orion dhe HMS Superb, dy anije të Flotës britanike të Mesdheut, të cilat pas këtij incidenti iu drejtuan Portit të Korfuzit.

Në datën 16 maj ambasadori britanik në Beograd i dorëzoi një notë proteste Hysni Kapos, përfaqësuesit zyrtar të Shqipërisë, mbi incidentin në fjalë, ndërsa në parlamentin britanik lideri i opozitës, ish-kryeministri Churchill, u interesua personalisht për këtë çështje.

Në nëntor të 1945, me Marrëveshje të posaçme, 4 Fuqitë e Mëdha aleate, Bashkimi Sovjetik, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Britania e Madhe dhe Franca, ranë dakord për formimin e Komisionit Ndërkombëtar për Pastrimin e Minave, MEDZON, me praninë edhe të shteteve që lageshin nga deti Mesdhe për të pastruar të gjitha brigjet e Mesdheut nga minat e flotës Gjermane. Në bazë të Hartave të kapura Gjermanisë ky Komision Ndërkombëtar filloi punën për pastrimin e Minave.

Në fakt anijet britanike kishin filluar pastrimin e fushave të minuara që në fundin e 1944 në Kanalin e Korfuzit duke bërë të mundur hapjen e këtij të fundit për të gjitha anijet tregtare që kalonin këtë Kanal. Në dhjetor të 1945, anija britanike HMS Regulus u godit nga një minë detare duke u mbytur në ujërat e Gjirit, në Butrintit, me humbjen e një oficeri të kësaj anijeje. Incidenti u konsiderua si pjesë e rrezikut të pastrimit të minave të Luftës dhe çështja u mbyll në arkivat e Flotës britanike. Anijet angleze vazhduan punën në këtë zonë, megjithëse asnjëherë pala shqiptare nuk u ftua të asistonte në këtë Operacion në ujërat e saj territoriale. Me gjithë kërkesën e përsëritur të qeverisë shqiptare për të marrë pjesë si vëzhgues në MEDZON, përfaqësuesit anglezë të MEDZON nuk e mbështetën këtë kërkesë, me argumentimin se Shqipëria nuk kishte as mjete dhe as ekspertizë për të kontribuar në këtë operacion të rëndësishëm.

Më 22 tetor të vitit 1946, një Skuadron i Flotës Mbretërore Britanike, i përbërë nga kryqëzorët HMS Mauritius dhe HMS Leander, si dhe dy minakërkues, HMS Saumarez dhe HMS Volage, u urdhëruan për të kaluar në veri të ishullit të Korfuzit. Sipas dokumentacionit të bërë publik në Këshillin e Sigurimit, pas incidentit u pa se anijet angleze ishin urdhëruar të kalonin në veri nëpërmjet zonës së deklaruar të pastruar nga minat për të “testuar palën shqiptare dhe për të parë, nëse ata kishin nxjerrë mësime”. Sipas dokumenteve të njohura të prezantuara nga pala britanike, anija Mauritius ishte në krye të kolonës e ndjekur nga Suamarez dhe dy milje nga dy anijet e para ishin anijet Leander dhe Volage. Sipas dokumentacionit të palës shqiptare, diku në afërsi të Gjirit të Sarandës, njëra prej anijeve ra në mina detare dhe anija e dytë u godit gjithashtu shumë pranë së parës.

Britanikët, në dokumentacionin zyrtar të prezantuar pas incidentit, pretenduan se anija e dytë, Volage, u godit nga minat gjatë operacionit ndihmës që po i jepte anijes Suamarez dhe megjithëse të dyja anijet u dëmtuan mjaft rëndë, ato mundën të ankoroheshin në Portin e Korfuzit pas gati 12 orëve në operacion shpëtimi. Eksplozioni i minave, sipas britanikëve, vrau 44 marinarë anglezë dhe plagosi 42 të tjerë, një nga humbjet më të mëdha të Flotës Mbretërore pas Luftës së Dytë Botërore. Britanikët në dokumentet e tyre nënvizuan se pala shqiptare nuk hapi zjarr ndaj anijeve angleze, por një anije e vogël shqiptare iu afrua anijeve të goditura dhe, pasi foli me marinarët anglezë, u largua “pa dhënë ndihmë”

Më 26 tetor, qeveria britanike me anë të ambasadorit të saj në Beograd informoi palën shqiptare se si pasojë e këtij incidenti të anijeve të saj do të bënte ri-pastrimin e kanalit të Korfuzit nga minat. Tri ditë më vonë qeveria shqiptare i dërgoi një notë proteste Sekretarit të Kombeve të Bashkuara, Trygve Lie, kundër asaj që ajo e quante “violencë ndaj ujërave të saj territorialë, si dhe inkursione provokative”. Më 31 tetor, qeveria shqiptare iu përgjigj direkt qeverisë britanike duke protestuar ndaj hyrjes së anijeve angleze në ujërat e saj territorialë, por duke theksuar se “nuk kishte asnjë objeksion për këto pastrime, nëse bëheshin jashtë ujërave të saj territorialë”, por, nëse anijet hynin në ujëra territorialë, qeveria shqiptare do ta quante si provokacion.

Më 10 nëntor, qeveria britanike informoi palën shqiptare se Kanali i Korfuzit do të pastrohej me aprovimin unanim të Bordit të pastrimit të Minave MEDZON, më 1 nëntor. Ky aprovim ishte bërë me kërkesën britanike dhe kishte përcaktuar zonën e operacionit. Në këtë dokument britanikët informonin se “asnjë nga anijet angleze nuk do të qëndrojë në ujërat territorialë shqiptarë” dhe ky operacion do të kryhej në zonat e pastrimit të viteve ‘44 –‘45, zona për të cilat shqiptarët nuk kishin pasur kundërshti.

Në vigjilje të këtij operacioni qeveria shqiptare me anë të një note diplomatike informonte palën britanike se, “megjithëse në princip nuk ishte kundër që anijet e Flotës Mbretërore të ndërmerrnin këtë operacion pastrimi, ajo propozonte që një komision miks, i caktuar nga Kombet e Bashkuara, të ishte i pranishëm në përcaktimin e zonave që do të pastroheshin”. Opinioni britanik ishte se kjo kërkesë ishte një taktikë vonimi e palës shqiptare, pasi korridori i pastruar kishte ekzistuar që prej dy vitesh dhe britanikët i kishin dhënë shqiptarëve informacionin e duhur mbi këtë korridor. Shqipëria proteston përsëri pranë Sekretarit të Kombeve të Bashkuara duke e informuar atë se Britania po e vendoste Shqipërinë përpara një fakti të kryer me këtë operacion që donte të ndërmerrte dhe theksonte se ajo nuk e njihte MEDZON, Bordin Ndërkombëtar të Pastrimit të Minave. Duhet theksuar se në fakt me gjithë insistimin e Shqipërisë për t’u përfaqësuar në MEDZON, britanikët e kishin penguar këtë anëtarësim.

Shqipëria ndërkohë bënte të qartë për publikun ndërkombëtar se “çdo operacion pastrimi pa miratimin e saj nga anije të huaja brenda ujërave të saj territorialë do të konsiderohej si agresion”.

Anijet britanike e ndërmorën operacionin e pastrimit të minave në datat 12 dhe 13 nëntor nën komandën e komandantit të Forcave Aleate për Mesdheun. Britanikët sollën vetëm një oficer francez me statusin e vëzhguesit si përfaqësues të MEDZON.

Ky operacion u krye qartësisht brenda ujërave territorialë shqiptarë dhe në afërsi të kanalit të pastruar më parë. Operacioni i koduar “Retail” u bë nën vëzhgimin e një sërë anijesh luftarake britanike, si dhe të një aeroplanmbajtëseje, e cila ishte e gatshme për çdo eventualitet. 22 mina luftarake u gjetën, sipas palës britanike, “të vendosura në pozicion të një fushe të minuar, e vendosur qëllimisht”. Gjithmonë sipas Raportit Zyrtar të Flotës Britanike, kjo fushë e minuar ishte vendosur në gjatësi prej 3 miljesh përgjatë Kanalit. Dy prej minave u dërguan në Maltë, ku pas ekzaminimit u vërtetua se ishin mina të prodhimit gjerman me 600 pound eksploziv. Sipas ekspertëve britanikë, këto mina ishin të vendosura jo shumë kohë më parë se anijet britanike të ndeshnin me to, pasi mbi to u gjet graso, si dhe nuk kishte asnjë gjurmë të algave apo barishteve të detit, të cilat akumulohen nga koha.

Në debatin që rrodhi pas ngjarjes së përshkruar më sipër Britania e Madhe e pranoi se kishte operuar në ujërat territorialë shqiptarë për pastrimin e minave pa miratimin e Shqipërisë, por vetëm me miratimin e MEDZON. Britania e pranoi gjithashtu edhe faktin se prania e një numri të madh të luftanijeve në ujërat territorialë të një vendi sovran nuk ishte e pranueshme nga Ligji Ndërkombëtar i Deteve, por veprimi në këtë mënyrë i Britanisë ishte si pasojë e krizës së krijuar nga ngjarjet e 22 tetorit. Britania pretendoi se ndërhyrja e saj për të pastruar minat në Kanalin e MEDRIT gjithsesi ishte e bazuar në Marrëveshjen e 22 nëntorit 1945, nënshkruar nga katër Fuqitë e përfshira në pastrimin e minave në Mesdhe, si dhe në klauzolën juridike “e drejta e forcës akuzuese për të kompensuar gjetjen e provave Corpora Delicti sa më parë të jetë e mundur për të mos lejuar zhdukjen apo fshehjen e tyre”.

Më 9 dhjetor 1946, qeveria britanike i dërgoi një notë të detajuar qeverisë shqiptare duke detajuar të gjitha pikat kryesore që nga fundi 1944. Kjo notë zyrtare kërkonte nga pala shqiptare që të kërkohej ndjesë për ngjarjet e majit dhe tetorit 1946, sigurimi se ngjarje të tilla nuk do të përsëriteshin më, si dhe një kompensim për marinarët që humbën jetën në incidentin e 22 tetorit. Në këtë notë theksohej gjithashtu se, nëse shqiptarët nuk përgjigjeshin në mënyrë të kënaqshme, brenda dy javësh kjo çështje do të çohej pranë Këshillit të Sigurimit në Kombet e Bashkuara.

Në përgjigjen shqiptare të kësaj note zyrtare, qeveria shqiptare shprehte keqardhjen për ngjarjen e 22 tetorit, por nuk pranonte kurrsesi të kishte dorë në vendosjen e minave. Shqiptarët theksonin se vendosja e minave mund të ishte një akt i atyre që kërkonin të dëmtonin marrëdhëniet miqësore midis Shqipërisë dhe Britanisë së Madhe dhe sillnin si argument faktin që anije greke shpesh kishin shkelur ujërat territorialë në Jugun e Shqipërisë.

Më 18 shkurt të 1947, ambasadori britanik pranë Kombeve të Bashkuara, Sir Alexander Cadoggan, prezantoi çështjen pranë Këshillit të Sigurimit në Kombet e Bashkuara. Sipas ambasadorit Cadogan, faktet e sjella përpara Këshillit ishin prova të pakundërshtueshme se fusha e minuar ishte vendosur qëllimisht në mënyrë sekrete dhe në kundërshtim me Konventën e Hagës të 1907, e cila ndalon vendosjen e fushave të minuara pa paralajmërim dhe ajo që kishte ndodhur në Shqipëri ishte krim kundër njerëzimit. Ambasadori britanik gjithashtu shprehu keqardhjen e madhe për këtë ngjarje, pasi, sipas tij, “anijet britanike kishin qenë viktimë e minave si pasojë e një shansi të keq që po kalonin në këtë zonë krejt rastësisht dhe kjo mund t’iu ndodhte edhe anijeve tregtare.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›