Sandri merr përsipër dëmin në tunelNga Antena brenda familjesSandri e mori dje vetë përsipër mbylljen e gojës së shtypit për tunelin. Mori doktorin në telefon që në mëngjes, sapo pa që media nxori foto nga galeria e shembur. - Le se do merrem unë me
Nëse dëshironi të lexoni edicionin online të gazetës në PDF klikoni këtu.
Sandri merr përsipër dëmin në tunelNga Antena brenda familjesSandri e mori dje vetë përsipër mbylljen e gojës së shtypit për tunelin. Mori doktorin në telefon që në mëngjes, sapo pa që media nxori foto nga galeria e shembur.
- Le se do merrem unë me këtë punë doktor, - i tha. - Këta janë ca b…q... që u duhet treguar vendi. Shiko, unë them që të bëjmë një komunikatë për shtyp. Janë shembur gjithsej 50 metra. Tuneli është 6 km i jugut dhe 6 km i veriut, 12 km. Kjo i bie 0,4 për qind. Asgjë. Në çdo punë ka 2 deri 3 për qind skarco. Në këtë punë ka vetëm 0,4 për qind. Unë them të dalë ky Olldashi dhe ta thotë këtë në konferencë për shtyp.
- Sandër, dakord, mirë, të dalë, por puna është se s’duhet të futemi në këtë debat. Le ta lëmë si teknik.
- Jo, nuk duhet lënë. Kush i duron këta b…q... që bëjnë sikur u dhimbset tuneli. Le se flas unë me këta të firmës.
Pas pak Sandri mori një nga drejtuesit e ministrisë që merret me “Bechtel”-in.
- Shiko, fola dhe me doktorin, - i tha, - dhe u duhet kthyer përgjigje këtyre që spekulojnë me tunelin. I bëra unë llogaritë mo burrë, 0.04 për qind e tunelit del. Hiç asgjë. Statistika më normale në gjithë botën.
- Nuk është normale Sandër, - i tha inxhinieri. - Se tuneli nuk bëhet që të shembet.
- Ore, qenke bole dhe ti, kush të ka vënë ty aty? Ulu shkruaj aty, se fola me doktorin. Shkruaj: “Duhet të mbajmë parasysh se zona problematike është vetëm 50 metra, në një gjatësi prej gati 12 mijë metrash që është totali i tunelit ose e shprehur në përqindje në vetëm 0.4 për qind të tunelit”.
- Sandër, nuk ka nevojë të shkruaj, se me këtë logjikë që thua ti, aty, sipas asaj që ka thënë ish-ministri Basha, duhet të kalojnë 6 milionë turistë në vit, dhe sipas logjikës tënde, nëse vdesin 0,4 për qind e tyre, nuk është gjë sikur të vdesin 150 mijë njerëz në vit.
- Po ti qenke bole fare. Nuk e thashë në atë kuptim mo burrë, po s’e kuptoj këtë logjikën që për 0,4 për qind të tunelit të bëhet nami.
- Sandër, nuk është punë përqindjesh kjo, se dëmet dhe fitmet nuk mesatarizohen. Se është njësoj sikur të thuash, Sandri ka fituar nga qeveria 100 milionë dollarë, 9 televizione të tjera asnjë dollar, por mesatarisht Sandri ka fituar një të dhjetën. Jo, e ka fituar të gjithën.
- Ore, ti më duket se qenke kundër doktorit. Le se merrem vesh ndryshe me ty unë.
- Jo Sandër, s’kam gjë me ty, po është njësoj sikur të them që ajo firma A.C.M.A.R. që është jotja, po me një emër italian, ka marrë një lot të rrugës për Rrogozhinë dhe po i la pa bërë 50 metra, të quhet se s’ka bërë ndonjë gjë të keqe se 0.2 për qind ka lënë pa bërë. Puna është që makina duhet të kalojë.
- Ore, ça ke ti që më jep gjithë ditën shembuj me mua?! Unë të them, fola me doktorin, ti më bën numra. Qenke k.., ty s’di kush të ka vënë aty. Ja se flas prapë me doktorin.
I xhindosur që s’gjeti arsye të mjaftueshme për ta bindur, mori prapë doktorin.
- Shiko se këta njerëzit që janë në punë, janë k.. të gjithë doktor. Unë them që ta bëj atë deklaratën ministri, siç thashë unë, se këta kështu e duan.
- Mirë Sandër, dakord, ta bëjmë, por nejse, nuk është dhe aq mirë puna atje, jo për gjë, po nejse, shiko, një problem e ka ajo, po nejse, mirë e ke, duhet bërë, dakord jam.
- Po dëgjo mua, se kështu e duan këta. Pse mo, këtyre do t’u japim llogari ne? Ja se merrem unë me atë punë.
Mbylli telefonin i xhindosur për ato foto shkërdhata që dolën nga tuneli. Mori drejtorin e Rrugëve.
- Dëgjo se sa fola me doktorin, - tha, - dhe duhet të bësh një fjalim për ministrin, po mos të kuptohet. Duhet thënë që dëmi është vetëm 0.4 për qind e tunelit. Duhet të thuash po ashtu që situata njihej, por ishte e papritur.
- Si të them njihej, po ishte e papritur?! - tha ai.
- Po kështu duhet thënë, se ka një studim gjeologjik që e njeh atë problemin aty, po ti e di që këta të firmës nuk donin ta përdornin, se ashtu punojnë me të “papritura”.
- Po mirë Sandër, më mirë mos ta themi fare...
- Ore, ju qenkeni k… të gjithë. Një llaf keni të gjithë, mos ta themi. Jo o jo, duhet ta thoni. Duhet ta thuash që nuk është problem 0.4 për qind e tunelit e shembur, nuk është situatë e panjohur, por është situatë e papritur dhe do kalojë. Ose dëgjoje, se po e bëj lajm unë një herë dhe thuaj zëdhënëses tuaj ta kopjojë nga lajmet, pastaj ta shpërndajë, se s’kam kohë të merrem me ju bole.