E Diel, 1 Nëntor 2026

Incidenti i Ramës në Vjenë, jep dorëheqjen diplomati Egin Ceka

Egin Ceka jep dorëheqjen e parevokueshme nga detyra e nënpunësit diplomatik shqiptar në Vjenë.

Vendimi është bërë publik nga vetë diplomati Ceka gjatë dëshmisë në komisionin hetimor, i  ngritur për incidentin e Vjenës mes tij dhe kreut të PS-së, Edi Rama.

Në nisje të mbledhjes, kreu i komisionit Fatbardh Kadilli ka njoftuar se Rama ka deklaruar publikisht se nuk do të dëshmojë por mbledhja do të vijojë me dëshminë e diplomatit Ceka, i përfshire direkt në këtë incident.

Në fjalën e tij diplomati Ceka kërkoi nga komisioni të marrë filmimet e bërë nga operatori që ishte i pranishëm në aktivitet sëbashku me kryesocialistin Rama.

“Gjatë takimit Rama përsëriti dy herë tezën se shërbimi diplomatik shqiptarë është i politizuar dhe prandaj vendosa të takohesha pas takimit me të. Iu prezantova me emër dhe mbiemër edhe si diplomat shqiptar në Vjenë, i shpreha mendimin se teza e tij nuk reflekton realitetin dhe e quaj të padrejtë përmendjen e emrit tim në publik. Unë i thashë se nuk kisha arsye të largohem. Pas kësaj Rama bëri gjest fizik dhe shoqëroi me veprim të dhunshëm. Ishte cënim i personalitetit, unë nuk iu përgjigja njësoj po largova verbalisht, i thashë se në 20 vite në botën perëndimore smë ka ndodhur një gjë e tillë, i thashë se një njeri që sillet kështu nuk meriton të qeverisë shqiptarët dhe e shoqërova me fjalën plehrë” theksoi në dëshminë e tij Ceka.

I pyetur nga anëtarët e komisionit nëse kishte ftesë për aktivitetin, Ceka theksoi se kishte njoftim nga organizatorët e takimit të Ramës. Në aktivitet kam qenë privatisht, ishte një detyrim profesional nga ana ime theksoi Ceka.

Gjithashtu Egin Ceka ka akuzuar Fatmir Velajn se ka ndërmarrë një fushatë përbaltjeje ndaj tij pasi sipas tij ai ishte në distancë gjatë kohës se debatit.

Gjithashtu në komisionin hetimor ka dëshmuar edhe ambasadori shqiptar në Vjenë Vili Minarolli i cili ka paraqitur para komisionit edhe ftesën e ardhur nga organizatori i aktivitetit për të marrë pjesë në këtë takim.

Incidenti ishte krejtësisht i panevojshëm.  Diplomatët e ambasadës dhe zoti Ceka morën pjesë në rolin e dëgjuesit krejtësisht normal.  Diplomati Ceka ishte afruar për të biseduar me Ramën por ai mesa duket ishte i pakënaqur me organizimin pasi linte shumë për të dëshiruar. Mësova se disa herë ai kishte ndërhyrë për përkthimin. Njerëzit ishin të pakënaqur nga përkthimi pasi ishte një shqiptar nga Maqedonia që nuk fliste shumë mirë shqip. Ngjarja ka një shije të keqe, dëmton imazhin e Shqipërisë” theksoi Minarolli.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›