Vrau 45-vjeçarin, 10 vite burg për Nazime Vishën
Gjykata e Tiranës vendosi 15 vjet burg për Nazime Vishëm, vajzën që vrau me armë 45-vjeçarin Fiqiri Muça.
Por pavarësisht vendimit të gjykatës, Nazimja do të vuajë 10 vjet burg pasi ka përfituar ulje dënimi nga gjykimi i shkurtuar.
Familjarët e saj kundërshtuan vendimin e Gjykatës duke e cilësuar si mjaft të rëndë.
Ndërkohë, prokuroria kishte kërkuar 17 vjet burg për Nazime Vishën, për akuzën e Vrasjes me paramendim dhe Mbajtje pa leje të armëve luftarake.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur më datën 13 gusht të vitit të 2012, në fshatin Qendër-Kërrabë ku Nazime Visha ekzekutoi me automatik 45-vjeçarin Fiqiri Muça me të cilin kishte lidhje intime dhe që, sipas saj, kishte abuzuar seksualisht me të që në moshën 14-vjeçare.