Incidenti me Kosta Barjaben
Incidenti me Kosta BarjabenLajme te paqarta per Kosta Barjaben profesorin ish zv/minister aktualisht kreu i i grupit te Partise Socialiste per programin per ceshtjet sociale. Lajmi i nje medie lokale ne zonen Palo Alto ne Kaliforni te Amerikes raportoi arrestimin e Barjabas madje se bashku me te shoqen Fatberdhen dhe te bijen Joniada ne 27 dhjetor. Sic shkruan gazeta lokale Palo Alto Online News ata akuzohen se kane vjedhur veshje meshkujsh dhe nje cante me vlere 238 Dollare ne nje qender tregtare te qytetit. Vete Barjaba i kontaktuar nga Vizion Plus mohon te gjitha akuzat Nderkohe ky site interneti citon zedhenesin e policise se zones i cili jep dinamiken e ngjarjes. Sipas tij Barjaba bashkeshortja dhe e bija kane tentuar te pervetesojne disa veshje ne nje dyqan por jane diktuar nga forcat e sigurise dhe jane larguar me shpejtesi. Por kur policia ka ndaluar vajzen 23 vjecare Joniaden Kosta Barjaba u ka telefonuar per te denoncuar humbjen e njerezve te tij. Pasi jane pergjigjur autoritetet kane gjurmuar vendndodhjen per ta arrestuar edhe ate. Sipas zedhenesit te policise te tre perballen me akuzat e vjedhjes. Aktualisht ata jane te lire por ne liri me kusht. Por vete Barjaba ka mohuar akuzat duke thene se behet fjale per nje keqkuptim. Sipas tij policia e ka ndaluar pasi po drejtonte pa autorizim makinen e te birit.
Komente
Facebook