E Diel, 1 Nëntor 2026

Incidenti me Vokshin ne kufi Basha takon Rexhepin ne Kukes

Ministri i Brendshem Lulzim Basha dhe homologu i tij kosovar Bajram Rexhepi jane takuar dje ne nje nga baret e qytetit te Kukesit ku kane biseduar prej mese 3 oresh. Takimi nuk eshte bere publik per median por me pas disa zyrtare te larte thane se ishte nje dreke pune dhe se nuk kishin se cfare te deklaronin per median. Mesohet se ne takim eshte prekur edhe ceshtja e deputetes Vokshi e cila pati nje incident me autoritetet kufitare te Kosoves e per kete u gjobit me 200 euro. Duket se pala kosovare ka kerkuar ndjese per kete incident ndonese ne Kosove ende nuk ka nje reagim zyrtar dhe ndonje mase per patrullen e policise. Takimi mes dy drejtuesve te Ministrive te Brendshme eshte bere edhe ne prani te drejtoreve te policive te te dy shteteve. Burime jozyrtare nga Prishtina bejne te ditur se dy kryeministrat ai i Shqiperise dhe i Kosoves perkatesisht Sali Berisha dhe Hashim Thaci kane biseduar dje ne telefon duke prekur incidentin e deputetes Albana Vokshi me policine kufitare te Vermices ne Kosove. Burime jozyrtare thone se rasti eshte konsideruar si problematik duke pasur parasysh dhe mosfunksionimin e pikekalimeve kufitare ne veri te Kosoves ku zyrtaret serbe hyjne pa leje ne Kosove. Biseda nuk eshte bere publike per mediat nderkohe qe media ne Kosove vetem dje ka botuar nje lajm per incidentin. Burime te policise se Kosoves bejne te ditur se ne takimin e mengjesit te policise eshte thene se deputetja Vokshi ka reaguar per shkak se ka pritur gjate per te hyre ne Kosove ndersa me vone ka reaguar. Gjithnje sipas nje zyrtari policia e zene ngushte ka reaguar ne kete forme ndersa e ka sjelle ne Prizren. Thuhet se Gjykata per Kundervajtje e Prizrenit e ka denuar pasi ajo ka pritur gati 3 ore ne kete organ ndersa denimi prej 200 eurosh eshte dhene nga nje gjykates i ri e i papervoje.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›