Spahiu Gjykata e Larte problemi i gjyqesorit

Zoti Spahiu tha se edhe ne raportin vjetor te Keshillit Europian permendet ky fakt ndaj sipas tij duhet qe sa me pare te gjendet nje formule tjeter per perzgjedhjen e gjyqtareve te Gjykates se Larte.
Nenkryetari i KLD-se shtoi se ne shumicen e vendeve europiane Gjykata e Larte eshte ne juridiksionin e KLD-se ndersa ne disa vende te tjera si Gjermania dhe SHBA kjo gjykate kontrollohet nga politika.
Ne sistemet me demokratike europiane Gjykata e Larte kontrollohet nga KLD nderkohe qe ne Shqiperi eshte e emeruar politikisht. Edhe ne raportin e KE-se permendet ky fakt tha Spahiu.
Spahiu shtoi se kjo situate do te vazhdoje per sa kohe te jete kjo menyre dhe ky sistem i politizuar i perzgjedhjes se gjyqtareve te Gykates se Larte.
Kjo situate do te vazhdoje deri sa te kemi kete menyre ndertimi te Gjykates se Larte. Ka ardhur koha qe duhet te kemi nje gjykate karriere nuk po them qe duhet te jete me patjeter nen juridiksionin e KLD-se por duhet gjetur nje formule tjeter nga politika u shpreh nenkryetari i KLD-se.
Nderkohe ne fjalen e tij deputeti demokrat Viktor Gumi tha se perzgjedhja e gjyqtareve te Gjykates se Larte bazohet teresisht tek procedurat dhe tek meritat.