E Shtunë, 31 Tetor 2026

Incidenti ne Bishtqen te Peqinit

Në zonën e Pajovës, në Bishtqen-Fushë, në qendrën e votimit 22/66 ka ndodhur një incident. Sipas komisioneres së Partisë Socialiste dhe kryetares së Komisionit, janë kërcënuar nga persona të paidentifikuar, ndërsa komisioneri i Partisë Demokratike pretendon se është qëlluar nga këta persona.

Megjithatë, në vendngjarje kanë mbërritur edhe forcat e policisë të cilat kanë bllokuar një makinë tip fuoristradë. Situata është vënë nën kontroll dhe procesi i votimit vijon normalisht. Zëdhënësja e Policisë së Peqinit deklaroi në një dalje për mediat: “Në një qendër votimi në fshatin Bishtqen të qytetit të Peqinit është goditur me sende të forta nga tre shtetas anëtari i komisionit të kësaj qendre, shtetasi me inicialet P.S. Gjithashtu këta tre shtetas Zgjedhje 2013Votimi në Bajram CurriGjonçaj: Ngjarja e Laçit ndikon në të gjithë vendinTiranë, ndërhyrje në punën e gazetarit kanë goditur edhe bashkëshorten e tij, shtetasen me iniciale I.S. Policia ka identifikuar dhe sekuestruar mjetin me të cilin këta shtetas qarkullonin në Peqin. Tre personat e ndaluar janë: Gazmend Sinani, drejtuesi i mjetit Mitsubishi, Astrit Kashi dhe Aleksandër Bajo. Nga kontrolli i mjetit janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale: dy armë zjarri tip automatik, një shotgun dhe një sasi municionesh.” / Top ChannelZgjedhje 2013
Votimi në Bajram Curri
Gjonçaj: Ngjarja e Laçit ndikon në të gjithë vendin
Tiranë, ndërhyrje në punën e gazetarit

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›