E Shtunë, 31 Tetor 2026

Levizjet ne kufirin Kosove-Shqiperi

Gjatë 24 orëve të fundit, në pikën kufitare të Morinës, midis Kosovës dhe Shqipërisë, është shtuar ndjeshëm fluksi i shtetasve kosovarë që hyjnë në territorin tonë.

Të dhënat zyrtare nga sistemi TIMS tregojnë se nga mesdita e 22 qershorit deri në orën 11 të ditës së sotme, në këtë pikë kontrolli kufitar kanë kaluar 3362 shtetas shqiptar e të huaj. “Kemi ardhur vetëm për pushime, për asgjë tjetër”, shprehen shtetasit e Kosovës. Në orët e para të mëngjesit të sotëm është vënë re një fluks udhëtarësh të cilët krijuan radhë të gjata në doganë. Autoritetet e policisë lokale pohojnë se vetëm shtetas kosovarë që kanë kaluar kufirin gjatë orës 12:00 të ditës së djeshme e deri në orën 09:30 të së dielës, kanë qenë 2049, ndërsa kanë dalë nga Shqipëria 2685 persona. / Top Channel

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›