Incidenti në stadium, Elvis Rroshimbërrin në Gjykatën e Kavajës
Të tjera rreth shkrimit Avokati: Inskenim politik VD/Kryebashkiaku në Tiranë Rama në blog: Gjah me epsh politik FSHF: Ndeshja korrekte, Tirana: Fitore në tavolinë Incidentet me zyrtarët në stadiume VIDEO/Banorët në protestë VIDEO/Avokati: Të lirohet FOTO/Çfarë ndodhi në Kavajë, tensioni 6 orësh
TIRANE - Kryetari i Bashkisë së Kavajës, Elvis Rroshi, ka mbërritur sot në Gjykatën e Kavajës për vlerësim të masës së arrestit, pas dy ditëve paraburgim në Drejtorinë e Policisë së Qarkut Tiranë.
Rroshi u arrestua të dielën pas incidentit në stadiumin e Kavajës, ( pasditen e asaj dite) kur po luhej ndeshja Tirana- Besa. Nevil Dede trajneri i sport klub të Tiranës ka bërë një kallëzim pendal ndaj Elvis Rroshit duke pretenduar se e ka qëlluar këtë të fundit në korridorin e dhomave të zhvjeshjes dhe se është kërcënuar me jetë. Ndërkaq, Rroshi pretendon se kishte shkuar për të qetësuar situatën pasi Dede po e provokonte dhe arrestimi i tij ka prapavijë politike.
A1 REPORT publikoi dje për herë të parë foton ku paraqitet trajneri i klubit të Tiranës, Nevil Dede, i cili i është drejtuar tifozëve të Besës me dorën grusht si në komunizëm, dhe tifozët janë irrituar nga ky gjest. Sipas Rroshit kjo është arsyeja se përse ai shkoi në dhomat e zhveshjes, pikërisht për t'u sqaruar me trajnerin Nevil Dede. Pranë Nevil Dedës ndodhen edhe disa policë, të cilët vetëm se shohin veprimin e tij dhe nuk ndërhyjnë.
Ndaj Rroshit u firmos arrestimi per konsumim te veprave penale “Goditjes per shkak te detyres”, “Kundershtim te punonjesve te policise” dhe “Mos bindje ndaj urdherit te punonjesve te policise”. Ndërkohë që izolimi i Rroshit në polici për më shumë se 2 orë pa asnjë njoftim zyrtar se përse po ndodhte ngjalli të dielën protestën e banorëve të Kavajës të cilët ishin në mbrojtje të kryebashkiakut të tyre . Ata kërkonin lirimin e 38 vjeçarit duke deklaruar se Nevil Dede kishtenisur konfliktin duke provokuar me grusht në drejtim të tifozëve.
Redaksia online e Shqiptarja.com ndoqi hap pas hapi çfarë ndodhi të dielëbn dhe të hënën, 10 dhe 11 mars Incidenti dhe çfarë ndodhi gjatë izolimit të Rroshit në polici
Redaksia Online
(sg/Shqiptarja.com)