Incidenti në veri, serbët akuzojnë forcat kosovare
Serbët në veri akuzojnë njësinë speciale ROSU për incidentin e mbrëmshëm në veri të Kosovës, ku si pasojë, tre serbë u plagosën, ndërkohë njëri prej tyre ndërroi jetë.
Lajmi është bërë i ditur nga mediat kosovare. Kryetari ilegal i Komunës ilegale të Mitrovicës, Krastimir Pantiç akuzoi sot me anë të një deklarate ROSU-n për sulmin mbi serbët. Të gjithë e dinë se pjesëtarët e njësisë ROSU kanë qëlluar drejt serbëve por të gjithë heshtin, tha ai.
Pantiç nuk ka hezituar të lëshoj kërcënime gjatë deklaratës së tij se do t`i ndërpresin raportet me misionin e KFOR-it.