Sot në Këshillin Bashkiak diskutohen 7 projektet e Bashës
Këshilli Bashkiak i Tiranës do të mblidhet sot për të shqyrtuar 7 projekte të kryebashkiakut Basha. Projektet konsistojnë në ndërtimin e kryeqytetit, përmirësimin e shërbimeve të qytetit, krijimin e vendeve të punës dhe përfshirjen e qytetarëve në qeverisje.
Një ndër projektet që do të paraqiten sot do të jetë edhe krijimi i një linje të re autobusi që do të shtrihet nga qendra deri në Qytetin Studenti, e cila do t`i krijojë lehtësi studentëve në qarkullim dhe do t`ju ofroj shërbim në përputhje me kartën bashkiake të studentit.
Një tjetër projekt që pritet të shqyrtohet sot në këshillin bashkiak është edhe krijimi i komisionit për ndërtimin e xhamisë së re ku do të përfshihen edhe qytetarët ndërsa në përbërje do të ketë drejtues të komunitetit mysliman.