E Shtunë, 31 Tetor 2026

Incidenti sot ndeshkimi i Serbise

Serbia eshte ne pritje te vendimit te komisionit te dispilines se UEFA-s ne lidhje me incidentet e renda qe tifozet e saj shkaktuan ne Genoa gjate ndeshjes se fundit per eliminatoret e Euro 2012kunder Italise. Delgatet e qeverise evropiane te futbollit kane mberritur mengjesin e sotem ne seline e UEFA-s ne Nion ku do te diskutojne ne lidhje me masat disiplinore qe do te merren ne dem te federates serbe dhe asaj italiane.

Megjithese ende nuk ka nje vendim zyrtar mediat serbe i kane paraprire atij duke parashikuar ndeshkime te renda per skuadren e tyre. Sipas tyre Serbia do te humbase ndeshjen ne tavoline me rezultatin 3-0 nderkohe qe tre ndeshja e ardhshme ne eliminatoret e Euro 2012 do ti luaje pa tifoze. Po ashtu mediat serbe bejne te ditur se nuk ekziston mundesia qe kombetarja e tyre te pezullohet nga keto eliminatore megjithese humbja e ndeshjes ne tavole e vendos skuadren serbe ne vendin e parafundit te grupit C dhe me shume pak shpresa per tu kualfikuar.

Nderkohe priten penalizime edhe per federaten italine e cila mund te ndeshkohet me gjobe pasi nuk mori te gjitha masat e nevojshme per organizimin e ndeshjes e cila u nderpre vetem pas gjashte minutash loje si pasoje e dhunes se tifozseve serb te cilet pervec te tjerave dogjen edhe flamurin shqiptar.

Nertan Prifti

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›