Boset e Premier Liges angleze

SPECIALE - Kampionati anglez Premier Liga eshte nje nga me prestigjiozet ne bote dhe konsiderohet nga Instituti Nderkombetar i Statistikave dhe Historise ne Futboll IFFHS si kampionati me i forte ne planet kjo ne baze te performances dhe koeficientit te liges dhe paraqitjeve te skuadrave ne kompeticionet europiane duke lene pas Spanjen Italine apo Gjermanine.
Premier Liga eshte nje kampionatet me te pasur ne bote ne termat e te ardhurave te cilat kombinuan nje te ardhur prej 2.326 miliarde euro ne sezonin 2008-2009 dhe eshte kampionati i dyte me perfitues pas Bundesliges gjermane. Te ardhurat e Premier Liges vleresohen si te katertat me te larta ne cdo lloj sporti ne planet pas tri sporteve me popullore ne Shtetet e Bashkuara futbollit amerikan NFL liges se bejzbollit MJB dhe kampionatin amerikan te basketbollit NBA.
Ne termat vetem te futbollit klubet e Premier Liges jane disa prej me te pasurave ne bote. Kompania audituese Deloite ka listuar shtate klube angleze midis 20 me te pasurave ne bote per sezonin 2008-2009. Asnje lige tjeter nuk ka me shume se kater ekipe ne te kete renditje. Shitja e te drejtes televizive parashikohet te rritet duke e shnderruar Premier League ne nje fuqi financiare futbollistike.
Formati aktual i Premier Liges luhet nga vitit 1992 por kampionati i pare anglez eshte luajtur ne vitin 188 kur edhe u krijua Liga e Futbollit. Premier Liga eshte e perbere nga 20 skuadra te cilat luajne secila nga
38 ndeshje ne sezon dhe ne total zhvillohen ne nje edicion 380
ndeshjes.
Qysh nga viti 1888 23 klube e kane fituar kampionatin anglez. 44 klube kane marre pjese ne formatin aktual te Premier Liga nga viti 1992 kut titujt jane fituar nga Mancester Junaitid 11 Arsenali 3 Celsi 3 dhe Bllekbern Rovers 1. Kampion ne fuqi ne Angli eshte Celsi i drejtuar nga presidenti rus Roman Abramovic dhe trajneri italian Karlo Anceloti.
Premier Liga ka terhequr disa nga biznesmenet me te fuqishem ne planet pasi sporti ne Angli eshte shnderruar ne nje industri te mirefillte. 13 pronare te huaj jane ne 20 ekipet e Premier Liges ku kater jane amerikane dy ruse dy indiane nje egjiptian nje arab nje hong-kongez nje letonez.
ARSENALI
Klubi i Topcinjve qe zoterohet nga gjashte aksionare eshte shnderruar ne nje lufte te hapur te ftohte midis amerikanit Stan Kroenke i cili zoteron 29.9 per qind te aksioneve dhe rusit Alisher Usmanov 26 per qind. Pjesa tjeter zoterohet nga tre biznesmene angleze Peter Hill-Ude 0.8 dhe nje biznesmene Lejdi Nina 15.9 me origjine indiano-angleze.
Stan Kroenke amerikan
Pasuria 2.1 mld sterlina
Enos Stanlej Kroenke apo i njohur shkurt si Stan Kroenke 63 vjec eshte nje biznesmen i njohur amerikan. Kroenke eshte gjithashtu edhe pronar i klubit amerikan te basketbollit Denver Naxhets ekipit te futbollit Kolorado Rapids dhe ekipit te hokejit Kolarado Avalansh. Jeton ne Misuri te SHBA-ve. Kroenke i cili perfundoi studimet per art shkence por dhe administrim biznesi njihet si mogul manjat i sportit. Kroenke zoteron kompanine Kroenke Sports Enterprises qe zoteron edhe Pepsi Center ne Denver te Shteteve te Bashkuara te Amerikes. Stan Kroenke eshte aksionari me i madh te Arsenali 29.9 per qind.
Alisher Usmanov rus
Pasuria 79 mld sterlina
Alisher Usmanov 57 vjec eshte nje biznesmen rus me origjine nga Uzbekistani. Sipas edicionit te vitit 2010 te revistes Forbes oligarku qe zoteron 26 per qind te aksioneve te Arsenalit eshte nje nder me te pasurit ne Rusi nje pasuri e vleresuar ne 7.2 miliarde dollare dhe ben pjese ne 100 me te pasurit ne planet. Zoteron aksione dhe te Dinamo e Moskes. Usmanov ka perfunduar studimet e tij per ligjet nderkombetare ne universitetin elitar te Moskes. Usmanov eshte aksionari kryesor ne konglomeratin industrial rus Metalloinvest. Usmanov njihet ne qarqet e biznesit si njeriu i forte rus dhe ka shpenzuar gjashte vite ne burg gjate viteve 1980 per krimet ne ish-Bashkimin Sovjetik.
Deni Fizman anglez
Pasuria 236 mln sterlina
Daniel David Fiszman 65 vjec i cili zoteron 16.1 per qind te aksioneve te Arsenalit eshte nje tregtar diamantesh dhe drejtor i klubit anglez. Fiszamn lindi ne Uillesden te Londres dhe eshte djali i nje cifti cifutesh belge te cilet mberriten ne Angli per shkak te ndjekjeve nga nazistet gjermane gjate Luftes se Dyte Boterore. Ai e ka bere pasurine e tij nga tregtia e diamanteve. Ai zoteron Star Diamonds Group me qender ne Londer dhe ka nje pasuri prej 236 milione sterlinash. Fiszman renditet si personi i 384-t me i pasur ne Angli. Deri ne vitin 2007 Fizsman ishte aksionari kryesor i Arsenalit por u eklipsua nga rusi Usmanov. Fiszman jeton ne Zvicer dhe eshte midis te tjerash nje piloti avioni profesionist.
Lejdi Nina indiano-angleze
Pasuria 108 mln sterlina
Lejdi Nina Brejsuell-Smtih 55 vjece eshte nje biznesmene me orgjine indiane ka lindur ne Nju Dehli por me biznes te perqendruar ne Angli. Nga shtatori i vitit 2007 ajo eshte aksionarja e katert me e madhe e Arsenalit dhe zoteron 15.9 per te aksioneve. Lejdi Nina eshte vajza e nje diplomati indian. Ajo eshte martuar me baronin e katert te Jorkshirit Ser Carls Bresjuell-Smith i cili eshte djali i shte i drejtorit te Arsenalit Ser Xhorxh Brejsuell-Smith 1953-1976 dhe ky i fundit djali i Ser Bresjuell Smithit nje ish-anetar i bordit te drejtoreve te Arsenalit 1948-1962. Lejdi Nina eshte gruaja e 44-t me e pasur nga anglo-aziatiket dhe e 72-ta ne Europe.
Piter Hill-Ud anglez
Pasuria 3.4 mln sterlina
Piter Denis Hill-Ud 74 vjec eshte nje biznesemen anglez qe zoteron 0.8 per qind te aksioneve te Arsenalit dhe eshte drejtori ekektutiv i Topcinjve. Babai i tij tre xhaxhallaret dhe gjyshi luajten kriket te klasit te pare per Derbishajer. Hill-Ud ka punuar ne sistemin bankar tashme eshte ne pension por eshte drejtor i dy kompanive private. Piter eshte i treti i gjenerates se tij qe sherben si kryetar i Arsenalit duke ndjekur hapat e babait te tij Denis Hill-Ud 1962-1982 dhe gjyshit te tij Samuel Hill-Ud 1929-1936 amp 1946-1949. Peter Hill-Ud pasoi te jatin pas vdekjes se tij te fundit ne vitin 1982. Piter zoteron 500 aksione te Arsenali me vlere 3.4 milione sterlina.
Cips Kesuik anglez
Ser Xhon Cipendejl Lindslej Kesuik 70 vjec eshte nje biznesmen anglez dhe anetar i familjes Kesuik qe kontrollon ne Hong-Kong kompanine Jardine Matheson. Cips Kesuik zoteron vetem 20 per qind te aksioneve te Arsenali ose 0.032 per qind te aksioneve te klubit. Cipsi eshte anetar i nje grupi lobistesh te quajtur Business for Sterling dhe eshte i lidhur me konservatoret ne Angli. Cipsi eshte anetar bordi i shume kompanive ne Angli perfshire dhe Arsenal Holdings plc kompanine meme qe zoteron klubin e futbollit te Arsenalit.
ASTON VILA
Rendi Lerner amerikan
Pasuria 1.5 mld dollare
Pronari i klubit nga Birminghami Aston Vila eshte amerikani Randolf Lerner pasuria e te cilit llogaritet ne 1.5 miliarde dollare ne vitin 2008. Lerner 48 vjec ka lindur ne Bruklin te Nju Jorkut dhe pervec Aston Viles te cilen e zoteron qe nga viti 2006 ka ne pronesi te tij tij edhe ekipin amerikan te futbollit Klevland Brauns nga viti 2002. Lerner eshte diplomuar si jurist ne Universitetin e Kolumbise ne viitn 1984 dhe perpara se ti futej botes se biznesit si analist punonte si jurist ne Nju Jork Siti. Zoterimin e Klevland Brauns kur i ati i tij Al Lerner vdiq ne vitin 2002. Gjate qendrimit te tij ne Kembrixh Lerner shfaqi interesimin per tre ekipe Arsenalin Fulhamin dhe Aston Vilen duke blere me pas ne vitin 2006 kete te fundit per 62.6 milione sterlina.
BIRMINGAM SITI
Karson Jeung nga Hong Kongu
Pasuria 150 mln sterlina
Karson Yeung Ka Sing nje biznesmen nga Hong Kongu e beri te vetin klubin anglez te Birmingamit me 6 tetor te vitit 2009. Ai eshte pronari i Birmingham International Holdings nje kompanie te pajisjeve sportive dhe argetuese. Karson Jeung ka nje karriere interesante se e nisi punen si nje berber por ai e beri pasurine e tij kur bashkethemeloi me pas ne nje kazion luksoze Greek Mytology. Gjithashtu ai ivenstoi ne nje kompani gazi. Karson ishte drejtori i ekipit te kategorise se pare nga Hong Kongu Hong Kong Rejnxhers nderkohe qe vitin 2007 nuk pati sukses ne tentativen e tij te pare per te bleres Birmingamin pro e bleu ate ne vitin 2009 ne shumen prej 57 milione sterlinash.
Blackburn Rovers
VH Group grup indian
Pasuria 47 milione sterlina
Klubi anglez i themeluar ne vitin 1875 ka per drejtor ekzekutiv Xhon Uilimas dhe trajner Sem Allerdajs por zoterohet nga nje grup indian VH Venkatesheara Hatcheries i themeluar ne vitin 1971. Kompania indiane ka ofruar 47 milione sterlina per te blere 100 per qind te aksioneve te klubit. Grupi kryesohet nga Anuradha Desai nje biznesmene e njohur indiane. Fokusi kryesor i biznesit jane investimet ne pulari dhe ferma.
BLLEKPULL
Ka dy pronare anglezin Ouen Ojstoun 80 per qind te aksioneve dhe letonezi Valeri Belokon 20 per qind.
Ouen Ojstoun anglez
Pasuria 300 mln sterlina
Ouen Ojston 76 vjec eshte nje nga multimilioneret te kontroverse ne Angli. Ai zoteron shumicen te klubi i Bllekpullit 80 per qind. Ai u akuzua per rrembim e perdhunim te nje modeleje ne vitin 1996 dhe beri 3 vjet burg nga gjashte vjet qe ishte vendimi. E la shkollen ne moshen 16 vjec dhe nisi karrieren si aktor. Karrieren si biznesmen e nisi duke shitur makina qepese por firma e tij deshtoi. Me pas krijoi nje agjenci biznesi duke u bere kompania e katert me e madhe ne Angli. Ne vitin 1987 bleu nje pjese te madhe aksionesh te Bllekpullit duke u bere pronari i ri i klubit. Ojstin ka pasur interesim edhe per investime ne media e sidomos ne radiot komerciale.
Valeri Belokon letonez
Pasuria 1.5 milione sterlina
Letonezi Valeri Bekokon 50 vjec eshte bashkepresident i Bllekpullit. I lindur ne Riga nje ish-republiken e Bashkimit Sovjetik Belokon studioi ne Fakultetin e Filozofise ne Shtetet e Bashkuara dhe ne Letoni por duke pasur nje interesim te vecante ne financat duke themeluar Belokon Holdings qe ka ne pronesi te saj nje seri kompanish perfshire banka industri ushqimore pro dhe nje gazete Telegraf si dhe aksione ne nje televizion letonez. Belokon eshte perfshire ne listen e 2000 njerezve apo familjeve me te pasur ne Angli duke qene i 47-ti me i pasur ne Mbreterine e Bashkuar. Belokon bleu ne vitin 2006 20 per qind te aksioneve te klubit.
BOLTONI
Edi Dejvis anglez
Pasuria 65 milione sterlina
Anglezi Edi Dejvis eshte pronari i klubit anglez te Bolto Uonderes. Skuadra e trajnuar aktualisht nga Ouejn Kojl eshte krijuar ne vitin 1874 me emrin Krist Cerc FC. Bolton eshte pjesemarrese i rregullt ne Premier League qe na viti 2001. 56-vjecari sipas gazetes Sunday Times eshte personi i 558-te me i pasur ne Angli. Ka te punesuar ne kompanite qe zoteron me shume se 1000 punetore. Dejvis babai i dy femijeve ka bere nje operacion bajpasi dhe i ka dhuruar 100 mije sterlina spitalit Royal Bolton Hospital.
EVERTONI
Klubi i Evertonit zoterohet nga tre aksionare kryesore angleze Bill Kenrajt 27 Robert Irl 23 dhe Xhon Uds 21.
Bill Kenrajt
Pasuria 10 mln sterlina
Liverpulasi Bill Kenrajt 65 vjec eshte nje producent i njohur teatri i Uest End. Kenrajt eshte drejtori sportic i Evertonit klubit tjeter te Liverpulit. Kenrajt ka marre pjese ne shume shfaqje teatrore te shkollave qe ai ka ndjekur. Ne vitin 2007 Kenrajt ishte nje gjykates ne serine televizive te BBC1 Cdo enderr mund te kthehet ne realitet. Kenrajt ka pasur nje pasion te vecante per muziken madje ka themeluar shtepine diskografike te tij Bill Keneright Records nderkohe qe dhe vete ka kenduar ne nje bande muzikore te quajtur The Chevrolets. Me Evertonin eshte i lidhur qe nga viti 1984 duke blere kohe pas kohe aksione deri sa ne vitin 2004 ai u be aksionari me i madh ne klub.
Robert Irl anglez
Pasuria 200 mln sterlina
Robert Ilr eshte themeluesi i zinxhirit te restoranteve fast-food Planet Hollivud por dhe nje nga tre drejtoret e Evertonit. Ne tetor te vitit 2006 Irl bleu aksionet nga aksionaret me te medhenj Paul dhe Anita Greg te cilet me pas u terhoqen nga bordi. Ai u be i njohur ne gjithe boten kur ftoi aktorin e famshem amerikan Silvester Stalone ne Gudison Park. Irl zoteron 23 per qind te klubit te Evertonit.
Xhon Uds anglez
Pasuria 5-10 mln sterlina
Xhon Vinsent Uds eshte ne ish-prodhues i lojerave kompjuterike per nje kompani me qender ne Britanine e Madhe. Ne vitin 1984 ai bashkethemeloi ne Mancester nje kompani zhvillimi softueresh Ocean Softuere se bashku dhe me Dejvid Uard. E shiti kompanine per 100 milione dollare te francezja Infogrames. Ne vitin 2000 ai u be nje nga drejtoret jo-ekzekutive te Evertonit duke qene aksionari i trete me i madh ne klub.
FULHAM
Mohamed Al-Fajed egjiptian
Pasuria 2.1 mld sterlina
Mohamed Abdel Moneim Fayed 77 vjec eshte nje biznesmen egjiptian shume i njohur pasi zoteron hotelin Ritz ne Paris por dhe babai i Dodi Al-Fajedit qe vdiq ne te njejtin makine dhe aksident ne shoqerine e ish-princeshes se Anglise Diana ne gusht te vitit 1997 ne nje tunel te Parisit. Eshte djali i nje mesuesi egjiptian dhe karrieren e tij e nisi dikush shitur limonada. Ne vitin 1974 ai u be rezident ne Britanine e Madhe. Fajed e bleu Fulhamin kur ishte ne kategorine e dyte ne vitin 1997 dhe ne vitin 1999 Fulhami arriti nje rekord prej 101 pikesh. Fajed deshironte qe ta bente Fulhamin Mancester Junaitid te Jugut. Ne vitin 2007 Fajed festoi dhjete vjet ne krye te Fulhamit ndersa ne vitin 2009 Fulhami u rendit ne vendin e 7-te ne Premier League.
MANCESTER SITI
Mansur bin Zajed arab
Pasuria 17.1 mld sterlina
Sheiku Mansur bin Zayed Al Nahyan 40 vjec nga Emiratet e Bashkuara
Arabe eshte pronari me i pasur qe zoteron nje klub Premier Liges.
Sulltani Mansour eshte aentar i familjes qe qeveris Abu Dhabin dhe ai
eshte zevendeskryeminister i qeverise se Emirateve te Bashkuara.
Mansuri dlai i peste i Emirit te Abu Dhabit ka studiuar shkenca
politike ne Shtetet e Bashkuara te Amerikes. Sheiku Mansur kryeson
kompanine e Investimeve International Petroleum Investment. Ne
shtator te vitit 2008 sheiku Mansur bleu Mancester Sitin duke sjelle
disa nga lojtaret me te mire ne bote. Gazeta Times e rendiste sheikun
Mansur si personin e gjashte me te fuqishem ne sport kjo fale
investimeve prej 750 milione sterlinash te Mancester Siti. Pervec
Mancester Sitit Mansuri eshte dhe presidenti i klubit shumesportesh
Al-Xhazira. Mansuri ka dy gra.
MANCESTER JUNAITID
Malkolm Glejzer amerikan
Pasuria 2.1 mld sterlina
Biznesmeni Malkolm Irving Glejzer 82 vjec eshte pronari i Mancester
Junaitid. Ai eshte president dhe drejtor ekzekutiv i First Allied
Corporation qe zoteron nje numer te madh biznesesh me se shumti ne
industrine e prodhimeve ushqimore. Pervec aksioneve kontrolluese te
Mancester Siti ai zoteron dhe nje ekip ne Shtetet e Bashkuara Tampa
Bay Bukaners. Gljezer ishte i pesti nga shtate femijet e nje familjeje
me origjine cifute ne Shtetet e Bashkuara. Ai u punesuar ne biznesin e
te atit ne shitjen e bizhuterive. Ne ate kohe kishte vetem 300 dollare
ne emrin e tij. Brenda pese vitesh ai filloi te investonte ne biznese
te tjera. Ne vitin 1995 Malkolm Glejzer bleu klubin Tampa Bay Bukaners
per shumen rekord te 192 milione dollareve. Stafi i tij perbehej edhe
nga djemte Brajan Glejzer Eduard Glejzer dhe Xhoel Glejzer. Midis
viteve 2003 dhe 2005 Glejzer gradualisht nisi te bleje aksione ne
klubin e Mancesterit te cilin e bleu ne shumen e 1.47 miliard
dollareve.
CELSI
Roman Abramovic rus
Pasuria 7 mld sterlina
Roman Arkadjevic Abramovic 44 vjec eshte pronari i Celsit ne Angli.
Abramovici eshte nje ruso-cifut me nje pasuri te llogaritur nga
Forbes qe shkon te 11.2 miliarde dollare. Ai zoteron kompanine
Millhouse LLC. Parate fillimisht i ka siguruar nga martesa e tij e
pare me Olgen me pas duke prodhuar kukulla plastike dhe pjese
automobilash. Afersia e tij me rrethin ekonomik te ish-presidentit rus
Boris Jelcin ndikoi ne pasurimin e shpejte te tij. Ne vitin 2003
Abramovic u vleresua si Njeriu i vitit nga Expert nje reviste
ekonomie ruse. Roman Abramovic eshte perfshire gjeresisht ne futboll
duke pasur ne pronesi Celsin nga qershori i vitit 2003 ku ka fituar 3
kampionate ne Angli por dhe me sponsorizime te medha ne te CSKA-ja e
Moskes. Abramovic eshte njeriu i katert me i pasur ne Rusi dhe individi
i 50-te me i pasur planet. Abramovici luajti nje rol te dores se pare
ne caktimin e holandezit Gus Hidink ne bankinen e Kombetares ruse te
futbollit.
LIVERPULI
Nju England Ventures
Pasuria 2.19 mld sterlina
Nju England Ventures NESV eshte nje kompani amerikane aktualisht
pronar i Liverpuli. Eshte kompania qe zoteron edhe skuadren e
bejzbollit Red Sox. NESV u themelua ne vitin 2001 kur Xhon Henri
bashkoi forcat me Tom Uernerin Les Oten The Nju Jork Tajms Kompani
qe zoteron 16.58 per qind dhe investitore. Eshte nje kompani me
qender ne Boston. Me 6 tetor te vitit 2010 NESV ariti marreveshjen per
te blere klubin e Liverpulit nga dy pronaret amerikane Tom Hiks dhe
Xhorxh Xhillet nje marreveshje qe arrin ne total shifren e 1 miliard
sterlinave. Xhon Henri Romas Uerner Tomas Benedeto Majkell Egan
Dejvid Ginsberg Majkell Gordon Xhon Kaneb etj.
NJUKASELL JUNAITID
Majk Eshli anglez
Pasuria 700 mln sterlina
Majkell Xhejms Uallas Eshli apo i njohur shkurt si Majk Eshli 47
vjec eshet nje milioner anglez i cili investon ne tregun e
materialeve sportive. Ai pagoi 135 milione sterlina per te blere
Njukasell Junaitid. Eshli u rrit ne nje shtepize te thjeshte e l
shkollen 16 vjec dhe hapi dyqanin e tij te pare dyke shitur pajisjes
skish. Tani ai ka 100 dyqane ne te gjithe Angline dhe renditet i 60-ti
ne listen e me te pasurve ne Angli me nje vlere prej 700 milione
sterlinash. Eshli e ruante fort jeten e tij private dhe njihej si nje
person qe nuk jepte kurre intervista. Ne vitin 2007 bleu 46.1 per qind
te askioneve te Njukasellit. Qysh kur Sports Direct International
Plc Eshli u be nje person me publik por pas largimit si trajner te
Kevin Kiganit shfaqjet e tij ne ndeshej u bene me te rralla.
STOK SITI
Piter Koates anglez
Pasuria 400 mln sterlina
Piter Koates eshte pronari aktual i Stok Siti por njeheresh edhe personi i 25-te me i pasur ne futbollin anglez. Ai ka qene dy here pronar i klubit te Stok Sitit. Ne vitin 1989 ai e bleu per here te pare duke e mbajtur presidencen deri ne vitin 1999 perpara se te terhiqej pas protestave te tifozeve per rezultat te dobet. Klubi u ble nga nje konsorcium islandez me baze ne Luksemburg. Koates e bleu serish klubin ne vitin 2005 pas vetem pese vitesh. Piter Koates e shiti te islandezet 3.3 milione sterlina dhe ua bleu 1.7 milione sterlina por pagoi dhe borxhet e tyre prej 3.3 milione sterlina.
SANDERLEND
Elis Short amerikan
Pasuria 1.9 mld sterlina
Ekipi anglez i Sanderlendit me te cilin sezonin e kaluar luajti Lorik Cana ka per pronar amerikanin me origjine irlandeze Elis Short 50 vjec i lindur ne Dallas dhe president edhe i Lone Stare Funds me qender ne Teksas te Shteteve te Bashkuara te Amerikes. Ne vitin 2003 ai bleu keshtjellen Skibo per 23 milione sterlina nje keshtjelle e njohur pasi aty u krye martesa e Madones me Gij Ritcin ne vitin 2000. Ne shtator te vitit 2008 Short bleu 30 per qind te Sanderlendit duke u bera aksionari me i madh. Me 27 maj te vitit 2009 Elis Short zoteroi 100 per qind te kontrollit te klubit. Short e beri Sanderlendin klubin e katert ne Premierlige qe ka pronare amerikane perkrah Aston Viles Mancester Junatid dhe Liverpulit
TOTENHEM HOTSPUR
Totenhemi zoterohet nga dy aksionare angleze qe kane raporte te ndryshme pronesie Xhoe Ljuis zoteron 85 per qind dhe Majkell Eshkroft 4 per qind.
Xho Ljuis anglez
Pasuria 2 mld sterlina
Xho Ljuis 77 vjec eshte nje biznesmen anglez i cili aktualisht jeton ne Bahamas. Ljuis beri pasuri duke shitur sende luksi per turistet dhe zoteron Tavistock Group qe zoteron 175 kompani ne 15 vende. Kompanite e Ljuisit nisen qe nga prodhimi i gazit energjise naftes sherbimeve te restoranteve hoteleve qendrave luksoze rezidenciale e deri te organizimi i eventeve sportive. Xho Ljuis zoteron 85 per qind te aksioneve ne klubin e Totenhemit. Ljuis zoteron nje pasuri prej 3 miliarde dollaresh dhe eshte i 316-te ne listen e miliardereve sipas Forbesit.
Majkell Eshroft anglez
Pasuria 1.1 mld sterlina
Majkell Eshroft eshte biznesmen i njohur nderkombetar filantropisit dhe politikan. Ai mban shtetesi te dyfishte angleze dhe beliziane. Ai eshte anetar i Shtepise se Lordeve ne Angli parlamentit si perfaqesues i partise konservatore. Ne listen e publikuar nga Sunday Times ai ndodhet i renditur si i 37-ti me nje pasuri qe vleresohet ne 1.1 miliarde sterlina. Ai eshte nje zvendeskryetar i Partise Konservative. Te Totenehmi ai zoteron 4 per qind te aksioneve.
UEST HEMI
Uest Hemi zoterohet nga Stramur-Burdaras Bank 900 milione sterlina qe
zoteron 40 per qind te aksioneve dhe nga dyshja e formuar nga anglezi
Dejvid Gold dhe uellsiani Dejvid Sulivan te dy kane zoterim 60 per
qind.
Dejvid Gold anglez
Dajvid Gold 63 vjec zoteron Gold Group International qe zoteron
nje numer te madh kompanish nga ato te printimit sherbimeve ajrore
revisten pornografike Gold Star linjen e veshjeve te brendshme
Knickerbox. Ne vitin 2006 ai shiti agjencine ajrore Gold Air dhe ne
2007-n aksione te Sport Njuzpejper. Gold ka qenje nje ish-drejtor i
Birmingam Sitit. Ne janar te vitit 2010 Gold dhe David Suliman blene
50 per qind te aksioneve te Uest Hemit e me pas e rriten duke blere
dhe 30 per qind te tjera ne vleren e 8 milione sterlinave.
Dejvid Sulivan uellsian
Dejvid Sulivan 61 vjec eshte nje biznesmen i lindur ne Uells dhe qe
eshte marre me industrine pornografike e tashme eshte dhe
bashkepresident i Uest Hemit. Ai eshte diplomuar per ekonomi ne
Universitetin e Londres. Nga viti 1986 deri ne vitin 2007 ai zoteronte
gazetat Daily Sport dhe Sunday Sport te cilat i shiti per 40
milione sterliana. Ne vitin 2004 The Sunday Times e konsideronte ate
si njeriun e 68-te me te pasur ne Angli me nje aset prej me shume se
500 milione sterlinash. Sulivan ishte milioner qysh kur ishte 25 vjec.
Perandoria e tij kishte disa dyqane seksi revista per te rritur dhe
disa filma blu me buxhet te ulet. Ne vitin 1970 Sulivani zoteronte
gjysmen e tregut te revistave per te rritur.
UIGANI
Dejv Uilan anglez
Pasuria 200 mln sterlina
Dejvid Uilan 74 vjec eshte nje ish-futbollist profesionist qe k luajtur per Bllekbern Roversin dhe Krju Aleksandara. Aktualisht ai zoteron klubin e Uigan Atletik. Ai ka qene ish-pronari i JJB Spoert dhe stadiumit ku luajne Uigan Atletik dhe Uigan Uarios. Eshte nje mbeshtetes i njohur i Partise Konservative ne Angli duke dhuruar 250 mije sterlina per partine. Uilehan e bleu Uigan Atletiks ne vitin 1995 kur ai ishte ne kategorine e trete. Ne vitin 2005 ai e coi ne Premier Lige.
UOLVERHEMPTON
Stiv Morgan anglez
Pasuria 350 mln sterlina
Stiv Morgan 58 vjec eshte nje biznesmen filantropist. I trajnuar si inxhinier ne vitin 1974m Morgan mori hua 5 mije sterlina nga babai i tij per te blere Uellington Sivil Enxhniering. Ne vitin 1990 me shumat e fituara Morgan investoi ne hotele. Morgan ishte nje tifoz fanatik futbolli dhe nje tifoz i cmendur i Liverpulit. Ai kishte 5 per qind te klubit por u grind me Dejvid Mores. Pasi Mores e shiti Liverpulin te Xhorxh Xhilletsi dhe Tom Hiksi Morgan shfaqi interesimin e tij per te blere Uolverhempton Uonderesin nje klub te cilin ai e cilesonte si te dytin e zemres. Blerjen totale e realizoi ne gusht te vitit 2007 dhe ne vitin 2009 Uolverhempton u ngjit ne Premier Lige.
UEST BROMOIC
Xheremi Pis anglez
Pasuria 40 mln sterlina
Xheremi Roland Pis dikur nje llogaritar ne nje kompani biznesi angleze dhe tani nje drejtor qysh prej vitit 2002 eshte prsidenti i Uest Bromuicit pas doreheqjes se Pol Tompsonit. Nga viti 2005 ai ka pjesen me te madhe te aksioneve te Uest Bromuicit.
Burimi Albania-sport.com
Kliko per te na ndjekur ne Twitter
E Premte 29 Tetor 2010