E Martë, 3 Nëntor 2026

Incineratori i Elbasanit/ GJKKO shpall më 5 tetor vendimin për ish-ministrin Koka dhe të tjerët

Gjykata e Posaçme Antikorrupsion do të shpallë më 5 tetor vendimin për incineratorin e Elbasanit.

Pasi kërkoi pafajësi për akuzat, ish-ministri i Mjedisit, Lefter Koka, ka dorëzuar në gjykatë një raport se gjendja e tij shëndetësore nuk është e mirë.

Koka akuzohet nga SPAK-u se ka shpërdoruar detyrën dhe dyshohet se me persona të tjerë përfitoi miliona nga kontrata koncesionare, edhe pse Komisioni që e miratoi përbëhej nga vetëm pak anëtarë të Ministrisë së tij.

Kompania Albtek Energy sh.p.k. dhe “Integrated Technology Services” sh.p.k, të drejtuara nga Klodian Zoto dhe Stela Gugallja, pretendojnë se nuk kanë kryer korrupsion dhe as nuk janë fajtorë për akuzën e prerjes së faturave fiktive për punë të parealizuara, për shkak se punonjësit janë paguar dhe incineratori është ndërtuar.

Avokati i kompanisë ka theksuar se është cenuar parimi i gjësë së gjykuar, për shkak të vendimit nga Gjykata e Elbasanit që e ka pushuar çështjen.

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›