“Tempulli”/ Arrestohet 29 vjeçari në kërkim, shkon në 94 numri i të ndaluarve

Rritet numri i të ndaluarve në kuadër të operacionit kombëtar antikanabis “Tempulli”. Policia e Tiranës ka vënë në pranga një 29-vjeçar të shpallur në kërkim, duke e çuar në 94 numrin e të ndaluarve.
Blutë e kryeqytetit kanë kapur në rrugën “Mine Peza”, 29 vjeçarin në kërkim, pasi Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.
Më parë, gjatë zhvillimit të këtij operacioni, janë sekuestruar 10 kg lëndë e dyshuar narkotike cannabis sativa, 3.7 kg kokainë, 150 doza heroine, 1 armë zjarri pistoletë, 12 automjete, 78 celularë, 12 peshore elektronike, 3 motomjete, 30 000 euro, 6000 paund, 4 500 000 lekë dhe 12 targa automjetesh.
/rtsh.al/