E Diel, 1 Nëntor 2026

Incko: Situata në Bosnje-Hercegovinë mund të përkeqësohet

SARAJEVË - Përfaqësuesi i lartë i bashkësisë ndërkombëtare në Bosnje-Hercegovinë, Valentin Incko deklaroi dje në mbrëmje gjatë bisedimeve me ministrin gjerman të Punëve të Jashtme, Gido Westervele se situata politike në vend mund të përkeqësohet.
Incko kërkoi gjithashtu përkrahje për vazhdimin e punës së administratës ndërkombëtare.
"Situata do të përkeqësohet në vitin 2010 për shkak të zgjedhjeve. Për këtë arsye,
Bosnje-Hercegovina do të përbëjë një sfidë të madhe. Bashkimi Evropian dhe bashkësia ndërkombëtare duhet të jenë të afta të përballen me këto sfida", deklaroi ai.
Dhjetëra përfaqësues politikë dhe udhëheqës të organizatave joqeveritare e ftuan Inckon që të punojë për një mandat të vazhduar të prokurorëve dhe gjykatësve të huaj dhe paralajmëruan se shteti mund të ballafaqohej me një kaos në sistemin e drejtësisë.
Mandati i gjykatësve dhe prokurorëve të huaj skadon këtë muaj.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›