Indeksi i Integritetit, Celibashi: Në zgjedhjet e ardhshme garantohet votimi për emigrantët

Kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve Ilirian Celibashi ka deklaruar se në zgjedhjet e ardhshme do të garantohet e drejta e votimit për shqiptarët jashtë vendit.
Në fjalën e tij para mediave, kreu i KQZ vuri theksin te miratimi i ndryshimeve në administrimin e zgjedhjeve të kërkuara nga Kushtetuesja.
“Kodi Zgjedhor të miratojë ndryshimet e kërkuara nga Gjykata Kushtetuese. Në zgjedhjet e ardhshme do të garantohet e drejta e votimit për shqiptarët jashtë vendit, dhe sipas vendimit të Gjykatës kushtetuse brenda vitit duhen miratuar ndryshimet”, tha Celibashi në një dalje për mediat.
Zgjedhjet u mbajtën më 14 maj të këtij viti.
/rtsh.al/